Zgjimi nga shtrati është një ndër momentet më “stresuese” të ditës dhe këtë e themi pasi qëndrimi në krevat gjatë mëngjesit për shumicën e njerëzve është shumë i dëshirueshëm.
Por sigurisht kjo varet dhe nga personat pasi disa e kanë shumë të lehtë, dhe madje mezi e presin mëngjesin.
Hulumtuesit britanik thonë që për shembull në Britani një në pesë persona, ose 17 për qind, konsiderojnë që janë tipa të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët konsiderojnë që mëngjesi është pjesa e më vështirë e ditës.
Hulumtimi ka treguar që shumica e njerëzve pasi që ju cingëron ora ose alarmi në telefon, zakonisht ua japin komandën për shtyrje të alarmit mesatarisht për 14 minuta, dhe pastaj tingulli i njëjtë i përkujton për t’u zgjuar, transmeton Koha.net. Për t’u zgjuar tërësisht nevojiten gjithsej 36 minuta, transmetojnë mediet britanike.
Rreth 73 për qind e të anketuarve kanë thënë që më shumë pëlqejnë të zgjohen nga tingulli i zogjve ose kikiriku i gjelit, sepse kjo lë përshtypje pozitive tek ta.
Tingujt që do t’u ndihmojnë të filloni ditën më lehtë janë: cicërima e zogjve, zëri i gjelit, zhurma e valëve, tingujt e pianos, muzika klasike.
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...