“Pendesa është vetëdija e një gabimi të bërë dhe mendimi se nëse do të kishit vepruar ndryshe, atëherë gjërat do të ishin më mirë”. Kështu shprehet profesor David Redish nga Universiteti i Minesotës, i cili është drejtues i studimit.
“Pjesa më e vështirë e studimit ishte ndarja e pendimit nga zhgënjimi, që ndodh kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç priteshin. Çelësi i dallimit mes të dyjave gjendet në zgjedhjen e minjve.”
Shkencëtarët vendosën të bëjnë një eksperiment që analizoi sa gjatë mund të prisnin minjtë për lloje të caktuara ushqimesh. Nga zbulimet rezultoi se minjtë prisnin më shumë për shije të caktuara, duke na lënë të mendojmë se ata kanë preferenca individuale. Kjo do të zbulohej përmes ujdive të mira dhe atyre të këqija. Ndonjëherë minjtë prisnin pak për një vakt të mirë dhe më shumë për një vakt më pak të mirë. Te njerëzit një pjesë e trurit, e quajtur lëvorja orbitofrontale, është aktive gjatë pendesës. E njëjta gjë u vu re edhe tek minjtë që kuptuan se kishin humbur një mundësi të mirë ushqimi.
“Për çudi, tek minjtë lëvorja orbitofrontale përfaqësonte atë që minjtë duhet të bënin dhe jo shpërblimin e humbur. Kërkimet e mëtejshme do t’i lejojnë studiuesit të kuptojnë përse njerëzit veprojnë në mënyra të caktuara. Në të ardhmen studimi mund t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë si ndikon pendesa tek vendimet e njerëzve.
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...