Google ADS

Stolitë indiane të familjes mbretërore të Katarit

21:08 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në shekullin e 17, një thikë nefriti, e punuar me mjeshtëri dhe e veshur me flori, u krijua për Shah Xhehanin,  perandorin që ndërtoi Taxh Mahalin. Dy shekuj më vonë përfundoi në koleksionin privat të Samuel Mors, shpikësi i kodit Mors.

Tani është një nga 150 artifaktet mahnitëse, disa prej tyre tw krijuara qw nw vitin 1526, e që u janë marrë hua familjes mbretërore të Katarit, me qëllimin për t’i shfaqur në “Legion of Honor” të San Franciskos, në një ekspozitë të titulluar: “Lindja takohet me Perëndimin: Stolitë e Maharaxhajve, nga koleksioni Al Thani”.
Në vitet 1500, Mugalët, një dinasti myslimane me rrënjët nga Azia Qendrore, pushtuan Indinë e Veriut dhe thelëmuan një perandori. Në atë kohë, Europianët kishin vendosur lidhje të forta tregtare me Indinë, dhe perandorët Mugalë mahniteshin nga teknologjia që përdorej për të punuar gurët e çmuar.

Kuratori i ekspozitës, Martin Champman, ka zgjedhur 10 nga stolitë që do të shfaqen në ekspozitë për t’ia treguar mediave.

Ky gjerdan ka tetë diamante të mëdhenj, nga 10 deri në 15 karatë secili. Mjeshtëria e prerjes tregon se sa e lartë ka qenë teknologjia e prerjes së gurëve të çuar në Indinë e asaj kohe.

Gjerdani tjetër me rubinë është krijuar në Paris, në vitin 1937, për Maharaxha Digvixhesinhxhi nga Navanagari, paraardhësi i të cilit ishte mik i afërt me argjendarin e njohur francez, Zhak Kartier. Kartier e bleu gjerdanin pasi India shpalli pavarësinë, në vitin 1947.

Ky medaljon i prodhuar në Indi, është frymëzuar nga stolitë e Rilindjes Europiane. Për trupin e krijesave mitologjike janë përdorur perla baroke. Gurët e çmuar që e dekorojnë janë rubin, smerald, safir, të mbështjellë me flori.

Perandorët “mugalë” mbanin stoli për turbanët, që njiheshin për gurët e mëdhenj të çmuar.

Miqtë e nderuar që vizitonin oborret indiane spërkateshin me ujë trëndafili, në shenjë respekti. Kjo është një shishe e tillë, e veshur me gurë të çmuar.

Një tjetër gur i çmuar turbani, që ka një diamant të artë 61 karatësh, të frymëzuar nga Art Deco. Ky është një shembull tipik i bashkëpunimit të argjendarive evropiane me familjet mbretërore të Indisë.

Kutitë për pena shkrimi mbaheshin në brez nga oborrtarët më të lartë në Indi. Është një përzierje e kulturave, pasi ka formë perse, por dhe simbole të perëndeshës indiane të të mësuarit.

Nefriti ishte shumë i rëndësishëm për oborrtarët, dhe kjo thikë e punuar me këtë material e vërteton më së miri. Koka e një djali mbi dorezë është frymëzim nga skulpturat evropiane.

Ky është një tas nefriti, ku është gdhendur koka e një dhie. Më vonë i është gdhendur një poemë kineze, e shkruar nga perandori Çianlong.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme