Stërvitjet me intensitet të lehtë janë të shëndetshme për gratë shtatzëna

19:16 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë janë një temë paksa e ‘nxehtë’.

Gjatë historisë, gratë shtatzëna janë trajtuar si ‘paciente’, transmeton Telegrafi.

Ato janë këshilluar të relaksohen, t’i shmangin përpjekjet për të qëndruar të holla dhe të përkulen aq më pak sa është e mundur për shkak të frikës se bebja mund të ngulfatet në bark.

Sidoqoftë, pajisjet mjekësore moderne na kanë mundësuar që ta kuptojmë më mirë trupin e femrës gjatë shtatzënisë.

Tani doktorët rekomandojnë që të bëni ushtrime me intensitet të lehtë gjatë shtatzënisë për t’i zvogëluar rreziqet e diabetit, shtypjes së lartë të gjakut, kileve të tepërta dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë, ende ka shumë femra të cilat frikësohen se ushtrimet fizike mund të shpijnë në abort, ndonëse ekspertët besojnë se nuk është nevoja të frikësoheni.

Edhe psikiatrit i rekomandojnë ushtrimet fizike si faktor kryesor në mirëmbajtjen e gjendjes së mirë mendore gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme