Ngritja e peshave, ka një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj, pasi parandalon sëmundjen e kancerit, efekt të tillë sa që vrapimi nuk posedon.
Kështu thonë studimet e reja në një eksperiment në më shumë se 80 mijë njerëz në Britani të Madhe.
”Forcimi i muskujve, zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri ndërsa stërvitjet aerobike nuk bënë dicka të tillë”, thuhet tutje në raportin e publikuar.
Studimi zbuloi se njerëzit që bënin ushtrime të bazuara në forca zvogëlonin rrezikun e vdekjes me gati një të katërtën e përgjithshme dhe vdekjen nga kanceri me 31 për qind, por stërvitja aerobike nuk pati pothuajse asnjë ndikim në normat e vdekjeve të kancerit.
Profesori kryesor i studimit, Emmanuel Stamatakis nga Universiteti i Sidneit, tha: ”Studimi tregon se stërvitja që nxit forcën muskulore mund të jetë po aq e rëndësishme për shëndetin sa aktivitetet aerobike si vrapimi ose çiklizmi”.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para