Stephan Hawking është gati të provojë teorinë e tij për të ardhmen e racës njerëzore në një dokumentar të BBC.
Në atë që transmetuesi britanik po e quan një “seri historike”, seri dy-pjesë, Hawking do të shqyrtojë besimin e tij se njerëzit duhet të kolonizojnë një planet tjetër brenda 100 vitesh, nëse duam të mbijetojmë.
Profesori i Universitetit të Kembrixhit do të udhëtojë në botë së bashku me ish-studentin e tij Christphe Galgard dhe
Treshja do të hetojë mundësinë teknologjike duke përfshirë raketa. E titulliar “Ekspedita New Earth”, ky emision do të tranmetohet më vonë brenda këtij viti dhe është bërë nga Brook Lapping, kompani që ka prodhuar edhe shumë dokumentare të mëdha, e njëri prej tyre edhe ai i Barack Obames.Hawking shpjegojë dukurinë e tij vitin e kaluar se njerëzimit i kanë mbetur vetëm edhe 1000 vite, dhe nëse njeriu dëshiron të mbijetojë, ai duhet të kolonizojnë një planet tjetër.
“Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të shkojmë në hapësirë për të ardhmen e njerëzimit”, tha ai. “Unë nuk mendoj se do të mbijetojmë edhe për një mijë vjet pa ikur përtej planetit tonë të brishtë”.Në 74 vitet e tij, Hawking ka folur disa herë për fatin tonë të dënuar, me rrezikun e gjërave si rritja e luftës bërthamore, si dhe kërcënimi i afërt i ngrohjes globale. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se zhvillimi i inteligjencës artificiale mund t’i japë fund njerëzimit, transmeton lajmi.net.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...