Google ADS

Statuja e Shën Marisë ‘loton gjak’ në një Kishë

20:55 | 24 Mars 2017
Trina Galanxhi

Adhuruesit e një Kishe në Argjentinë kanë pretenduar se statuja e Shën Marisë ‘ka lotuar gjak’.

Sipas vendasve në Los Naranjos, një lëng i kuq si gjak kishte filluar të rridhte nga sytë e saj, por zyrtarët e Kishës ende nuk kanë dhënë ndonjë përshkrim për ngjarjen, transmeton portali arbresh.info.

Ende nuk është konfirmuar nëse kjo mund të cilësohet si ‘mrekulli’.

Pronari i statujes, i cili ka dashur të qëndrojë anonim, ka theksuar se ‘Shën Maria e ka vizituar atë edhe në ëndërr’.

Prifti i Kishës, Ricardo ka theksuar se nëse një gjë e tillë do të ndodhë përsëri, atëherë Kisha duhet të bëjë diçka në një nivel më të lartë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme