Sipas një studimi të ri, meshkujt janë të prirë të ndërrojnë më shumë partnere – ndërsa femrat janë më gjatë “besnike” ndaj dashnorit, zakonisht prej tre deri në gjashtë muaj
Sipas rezultateve të këtij studimi, 57 % e njerëzve kanë pasur marrëdhënie seksuale me bashkëshorten/bashkëshortin – në të njëjtën ditë kur kanë pasur marrëdhënie të tilla edhe me dashnoren/dashnorin.
Sipas po të njëjtit studim, 33 % e meshkujve kanë pasur aferë me gjashtë apo më shumë partnere, përderisa 85 % e femrave e kanë tradhëtuar bashkëshortin me pesë meshkuj.
Meshkujt, sipas këtij studimi, zakonisht e tradhëtojnë partneren e tyre nën ndikimin e alkoolit, përderisa femrat më shumë tradhëtojnë me vetëdije.
Sa i përket përcaktimit se çka nënkuptohet krejt me tradhti – meshkujt dhe femrat pajtohen se edhe puthja mund të konsiderohet e tillë – mirëpo, femrat, për dallim prej meshkujve, edhe kontaktin me mesazhe e konsiderojnë tradhti. Lajmi.net
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...