‘Spiuni’ rus që ka pseudonimin ‘Shqiptari’

14:29 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Nuk ndodh shpesh që shqiptarët të bëhen të famshëm në një vend të madh evropian e aq më tepër në Rusi, vendin më të madh në botë.

Por në aspektin artistik, duket se emri “shqiptar” në një periudhë të caktuar jo larg momentit aktual ka përbërë një tërheqje më vete për të veshur me ketë emër pseudonimin e personazhit të një seriali artistik të zhanrit “action”, shumë të ndjekur atje në vitet 2006-2012.

Nuk e di nëse ka qenë i ditur ky fakt, por mua ma solli si informacion një shqiptar që studion në Rusi, e që më bëri menjëherë të bëja ca gërmime fare minimale në web, rezultatet e të cilave më përkuan tërësisht me të dhënat që ai më dha. M’u duk interesante ta ndaja si informacion ndër shqiptarë, edhe pse seriali në fjalë, veç emrit , d.m.th. pseudonimit “shqiptar/i” (nga rusishtja: “albanec” ) nuk ka kurrfarë lidhjeje me Shqipërinë apo shqiptarët.

Në fakt, skenari dhe të dhënat bazë sugjerojnë se nën pseudonimin “shqiptari” fshihet vetë personazhi kryesor, Viktori, një ish-agjent i epokës sovjetike, luajtur me mjeshtëri nga Aleksandr Dedjushko . Cilësitë profesionale të tij do të bëhen shkas që jeta e tij “profesionale” të stërzgjatet, falë këmbënguljes së ish-kolegëve të tij, tashmë të ri-formatuar në epokën post-sovjetike, ku ndërthuren vrasjet dhe bizneset e pista, duke bërë që ai ta kuptojë se tashmë me këtë ri-angazhim “profesional”, është vënë në pikëpyetje edhe vetë jeta e tij. Kasti aktorial më pas pasurohet edhe me figura të tjera të kinematografisë e botës TV moderne ruse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme