Sot është dita më e shkurtë e vitit në hemisferën veriore. Kjo do të thotë se në mesin e gëzimit të festave të fundvitit, ne gjithashtu përjetojmë edhe ditë të errëta dhe me disponim të keq.
Sidoqoftë, lajmi i mirë është se nga tani çdo ditë do të kemi më shumë ndriçim, transmeton Telegrafi.
Solstiku i Dimrit zgjatë 7 orë, 49 minuta dhe 41 sekonda në Mbretërinë e Bashkuar, që është pothuajse 9 orë më pak se dita më e gjatë në qershor.
Kjo ndodh kur Poli i Veriut është më së largu nga dielli, duke na dhuruar neve sasinë më të vogël të rrezeve të dritës.
Prandaj, edhe pse ditët e dimrit ngadalë do të zgjaten, do të kalojë një kohë derisa ju ta vëreni këtë.
Ky fenomen ndikon edhe në shëndetin tonë, e veçanërisht në mungesën e vitaminës D.
Mungesa e vitaminës D mund të shpie në eshtra më të dobët dhe në deformime të ndryshme.
Përveç vitaminës D, kur dita është e errët dhe moti i ftohtë, ju keni shumë më pak motiv për të ushtruar – që do të thotë do të bëni më pak ushtrime fizike.
Edhe çrregullimi sezonal mund t’i prekë shumë njerëz gjatë dimrit. Ky çrregullim, që shfaqet si pasojë e ndryshimit të kohës, përfshin simptoma si disponimi i keq, lodhja e tepërt, dhe shtimi i peshës. /Telegrafi/
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...
Me ligjin e ri tekstet shkollore falas në 5 gjuhë në Maqedon...