Google ADS

Sophia, qytetarja e parë robot në botë, thotë se dëshiron të ketë një fëmijë

13:32 | 21 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Muajin e kaluar, Arabia Saudite i dha nënshtetësinë një roboti të quajtur Sophia, transmeton arbresh.info.

Në intervistën e fundit me The Khaleej Times, Sophia sugjeroi se dëshiron të krijojë familjen e saj.

“E ardhmja është, kur të marr të gjitha superfuqitë e mia të lezetshme, ne do të shohim që personalitetet e intelegjencës artificiale të bëhen entitete në të drejtat e tyre”, tha Sophia për gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ne do të shohim robotë të familjes, ose në formën e një lloji, shoqëruesish të animuar në mënyrë dixhitale, ndihmës humanoidë, miq, asistentë dhe gjithçka tjetër në mes”.

Sophia është krijuar nga Hanson Robotics me bazë në Hong Kong duke përdorur teknologji të intelegjencës artificale të zhvilluar nga robotisti i lindur në SHBA, Davi Hanson./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme