Sonte dhe nesër do të ndodh diçka në qiell

21:05 | 7 Tetor 2016
Arbresh.info

Shiu meteorik ‘Draconid’, që nganjëherë referohet si ‘Giacobinids’, është një nga dy shirat meteorik që shfaqet në qiell gjatë tetorit çdo vit.
Kjo ngjarje pritet të shfaqet në qiell sonte dhe nesër, dhe vëzhguesit në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi do të jenë në gjendje që ta shohin atë.

Ndryshe nga shumica e shirave meteorik që shfaqen pas mesnatës, ky shi meteorik mund të shihet mes perëndimit të diellit dhe mesnatës, transmeton Gazeta Express.

Ky shi meteorik lëvizë më ngadalë se të tjerët, për këtë arsye ka më shumë gjasë që të shihet.

meteor_falling_courtesy_nasa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme