Skeleti i një dinozauri 8,7 metra i gjatë që mendohet se i përket llojit “ferocious carnivore” u shit sot për dy milionë euro nga një shitës francez në një ankand të zhvilluar në Kullën Eiffel.
Shtëpia e ankandit “Aguttes” e vlerësonte këtë skelet mes 1,2 dhe 1,8 milionë euro, që u shfaq në një ekran në katin e parë të kullës.
“Blerësi që qëndroi anonim synon që këtë skelet ta shfaqi në një muze”, njoftoi “Aguttes”.
Ai u zbulua në “Morrison Formation”, një zonë gjeologjike e pasur me fosile dinozaurësh në shtetin Uajoming në SHBA, në vitet 2013-2015.
Skeleti mendohet të jetë rreth 157 milionë vite i vjetër, afër fundit të periudhës “Jurassic”. /atsh/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...