Sipërfaqja e akullnajave po tkurret çdo vit e më shumë nga faktorë të ndryshëm, më së shumti për ngrohjen globale. Rasti i fundit përfshin akullnajën Presena në Italinë e veriut.
Sipas pamjeve të marra nga hulumtuesi Biagio Di Mauro, i këshillit Kombëtar të Kërkimeve, akullnaja në fjalë është shndërruar në rozë dhe ky nuk është një sinjal aspak i mirë për klimën.
Shkaku i ngjyrës është përcaktuar tek një algë specifike, Chlamydomonas nivalis, që mbart pigmentin rozë.
Kjo algë rritet aty ku rriten temperaturat dhe ku dëbora nuk bie në mënyrë të vazhdueshme. Jo vetëm, por ngjyra me e errët e akullit e bën atë më të rrezikuar nga shkrirja.
Alga të tilla janë identifikuar edhe në vende të tjerë, nga Andet në Himalajat, dhe është fenomen që po shqetëson ekspertët e mjedisit në rang botëror./kohajone/
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...