Një vajzë 5-vjeçare, është pjesë e një grupi mjaft të kufizuar në numër në gjithë botën, që vuan nga sindroma e flokëve që nuk krihen. Ndoshta nuk e keni një informacion të tillë, por kjo anomali ka prekur 100 njerëz në mbarë botën. Prindërit e vajzës, i kanë përdorur të gjitha mënyrat sesi mund ti krihnin flokët asaj, por kjo është e pamundur.
Kur Taylor McGowan ishte pesë muajshe, asaj filluan t’i dilnin flokë të verdhë, por aspak të butë si të gjithë bebeve. Pas një vizite tek pediatri, prindërit u vunë në dijeni se vajza e tyre vuante nga sindroma e flokëve që nuk krihen.
Kjo gjendje shkaktohet nga një mutacion gjenetik, dhe është e trashëgueshme. Fillimisht prindërit e pesë-vjeçares u përpoqën t’i drejtonin flokët vajzës, por më pas ata i lanë të rriteshin natyrshëm. Ata kanë thënë se vajza duhet të pranojë veten dhe të mos përpiqet të ndryshojë për të tjerët, percjell Bs.
“Kemi provuar të gjitha llojet e produkteve, por më pas menduam se ajo duhet ta dijë që është e bukur siç është! E përsosur dhe unike. Ne duam që ajo ta pranojë veten, dhe të mos përpiqet të ndryshojë për të tjerët”.
Vitia i uron shërim të shpejt Kusari-Lilës, i bashkohet thir...
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...
Bashkimi Demokratik regjistrohet si partia më e re në Kosovë
Mbi 14,000 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës...