Berberi gjerman, pronari i restaurantit dhe skepulanti i pronës Friedrich Trump dhe gruaja e tij Elizabeth nuk synon asnjëherë që të jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që të dy kishin lindur në qytetin e vogël të Kallstadt, në rajonin e Pfalz (ose Pfalz) në Gjermaninë jugperëndimore, jo shumë larg kufirit francez.
Si një djalë i ri në vitet 1880, Friedrich kishte lënë Europën për të kërkuar pasuri në Amerikë, duke shkuar kështu në Uashington dhe Yukon, ku edhe hapi restaurantet e tij të para, transmeton portali arbresh.info
Pasi u martua me Elizabetën në vitin 1901, çifti u transferua në Nju Jork.
Por në vitin 1904 ata u kthyen në atdhe.
Megjithatë, atdheu i tyre i mohoi ata, sepse Friedrich Trump e kishte thyer ligjin. Duke shkuar në SHBA ai kishte braktisur detyrën shtetërore për të kryer ushtri në Gjermani. Si dënim, Gjermania ia hoqi atij shtetësinë. Trump i luti autoritetet që të falni atë, por nuk është se bëri ndonjë të mirë.
Të përjashtuar nga toka e lindjes, me 30 qershor 1905 ata udhëtuan sërish drejt SHBA-ve.
Fotografia e postuar më lart, tregon se si dukeshin ata në ditët e para të martesës. Ata kishin tre fëmijë. Gjyshja e Trump kishte sy të kaltërt të mahnitëshëm, gjë të cilën mund ta ketë tradhëguar nga ajo nipi i saj, Presidenti aktual i SHBA-ve.
Jeta në SHBA nuk qe apsak e lehtë për ta. Frederich u desh të ndryshonte mbiemtin e tij nga Trumpf në Trump.
Ai shmangu probleme gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e amerikanizuar emrin e tij.
Ai vdiq në moëshën 49 vjeç, nga gripi që përfshiu Shtetet e Bashkuara, Megjithatë gruaja e tij jetoi deri në moshën 86 vjeçare. Ajo mori një interes të madh për pasuri të paluajtshme dhe themeloi një kompani pronësie të quajtur Elizabeth Trump & Son.
Në vitin 1971, kompania e pasurive të patundshme iu dha djalit të saj të dytë, Fredit, duke kaluar më pas në emër të Donald Trump.
Me 20 janar 2017, gati një shekull pas vdekjes së gjyshit të tij, Donald Trump u emërua Presidenti i 45-të i SHBA-ve. Në lidhje me zgjedhjen e tij si president kishte disa ironi.
Një zgjedhje e afërt presidenciale ishte kthyer pjesërisht në retorikën e fuqishme nacionaliste të Trump, në të cilën ky emigrant gjerman i gjeneratës së tretë fajësoi pikërisht emigrantët për problemet në SHBA./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...