Një prej gjërave që neglizhojmë më shumë për sa i përket rutinës së bukurisë është kujdesi për buzët, i cili është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për pjesën tjetër të fytyrës.
Buzëkuqi duket më bukur në buzë të kuruara dhe ka disa sekrete se si t`ia bësh që buzët dhe buzëkuqi juaj të duken bukur gjatë gjithë ditës.
Blogerja Camila Coelho ka dhënë për People, shtatë këshilla se si të kujdeseni për buzët. Camila është nga ato vajza që nuk del kurrë nga shtëpia pa buzëkuq dhe buzët e saj duken gjithmonë bukur.
1. Pastruesi i buzëve është gjithmonë i nevojshëm
Mund të përdorni një ‘scrub’ që është posaçërisht për buzët, por në mungesë të tij mund të përdorni edhe atë të fytyrës. Bëhuni pastrimin e buzëve të paktën një herë në javë.
2. Kremi i syve nuk është vetëm për sytë
Mund të përdorni kremin e syve edhe për buzët, kështu mund të parandaloni rrudhosjen e tyre.
3. Vijëzuesi i buzëve është miku juaj më i mirë
Vijëzuesi i bën buzët tuaja të duken më të plota, thjesht aplikojeni jashtë vijës natyrale të buzëve pa e tepruar dhe mbusheni me buzëkuq. Zgjidhni një vijëzues që i përshtatet çdo ngjyre buzëkuqi, si për shembull një vijëzues ngjyrë lëkure.
4. Mos u frikësoni nga ngjyrat e ndezura
Shumë njerëzve u pëlqen e kuqja në buzë, por kur mendojnë për portokallien frikësohen. Në fakt ngjyrat e ndezura të bëjnë të dukesh më e fortë dhe me më shumë vetëbesim, për më tepër që bëjnë një ndryshim të madh në pamje.
5. Për një kohëzgjatje më të madhe të ngjyrës përdorni një pecetë
Nëse doni që ngjyra të zgjas më shumë, pasi i keni lyer thajini pak buzët duke kaluar një pecetë sipër tyre, kështu edhe ngjyra do të duket më natyrale.
6. Mbani gjithmonë me vete buzëkuqin tuaj të përditshmërisë
Nëse nuk e keni ende bëni mirë të gjeni një ngjyrë të preferuar për ta përdorur në përditshmëri dhe do të ishte mirë që të ishte në nuancat e lëkurës. Ngjyrat ‘nude’ shkojnë me çdo ton sysh dhe janë zgjidhja perfekte edhe kur doni të dukeni natyrale apo e pagrimuar.
7. Kur keni dyshime, krijoni ngjyrën tuaj
Bashkimi i buzëkuqve për të krijuar një ngjyrë të përshtatshme për ju është zgjidhja perfekte, sidomos në rastet kur të pëlqen ngjyra, por e do pak më të çelur ose më të zënë. Ose kur buzëkuqtë ‘matte’ janë shumë të thatë mund të vendosni një më kremoz poshtë dhe shtresën ‘matte’ sipër. /Telegrafi/
Hidhet tritol në biznesin e personazhit të njohur të TikTok,...
E rëndë, vdes një foshnje e posalindur në QKUK
Lëndohen gjashtë persona në një aksident në Mitrovicë
Shala publikon fotografi të rrallë me Thaçin, Veselin dhe Kr...
Haxhiu kujton Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekje...
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale,...