Nëse nuk jeni një person i qetë, atëherë normalisht se sado që ju thonë tjerët të qetësoheni apo të ndaloni së brengosuri, thjesht s’do të mundeni.
Prandaj, ekspertët kanë përpiluar një listë me gjërat të cilat mund t’i bëni për t’i menaxhuar nivelet e stresit, transmeton Telegrafi.
Ecni
Hipokrati ka thënë: “ecja është ilaçi më i mirë i njeriut” dhe me këtë thënie pajtohen edhe ekspertët shëndetësorë. Kur jeni të ngarkuar me gjërat të cilat duhet t’i bëni dhe afati i përfundimit po afrohet, përpiquni të gjeni pak kohë për të ecur.
Ajri i freskët dhe ndryshimi i peizazhit do t’ju rifreskojë dhe do t’ju ndihmojë të qetësohen.
Koha për çaj
Përderisa kafja mund të tingëllojë si ide e mirë, më mirë është të konsumoni çaj. Llojet e ndryshme të çajit ju mbushin ngrohtësi dhe ju ndihmojnë ta filloni ditën me momente qetësie.
Mos e fajësoni veten
Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet ta mbani në mend? Ju jeni njeri dhe po, emocionet ndonjëherë ju pushtojnë. Të gjithë kemi disa ditë ku kemi mundur të bëjmë diçka më mirë, por nuk është në rregull të uleni dhe t’i analizoni gjërat së tepërmi. Thjesht merrni frymë thellë, faljani vetes dhe vazhdoni tutje!
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...