Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë
Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund t’i përdorin tabletat apo të luajnë video lojra dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Ndani kohë për të përdorur pajisjet teknologjike për shembull gjatë kohës kur jeni duke përgatitur ushqimin, mirëpo kur hani darkë shmangni këto pajisje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre.
Lexoni
A keni ndonjë fëmijë që nuk e pëlqen leximin? Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës suaj. fëmijët më të vegjël më së shumti e pëlqejnë kohën që u jepet ta kalojnë me prindërit, sidomos librat me fotografi dhe figura stimulojnë imagjinatën. Fëmijët gjithashtu zhvillojnë aftësitë dëgjuese përderisa ju jeni duke lexuar me zë të lartë, dhe kjo mund të zhvillojë fjalorin e tyre që në moshë të re.
Zhvilloni interesin e tyre për muzikë
Të shtyni fëmijët tuaj për të mësuar ndonjë instrument është një mënyrë shumë e mirë për t’i inkurajuar ato kundër teknologjisë, ekspertët pajtohen se për shkak se muzika zhvillon pjesë të ndryshme të trurit në të njëjtën kohë, rezultatet e rregullta rezultojnë në funksionim më të avancuar të trurit. Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis të mësuarit e një instrumenti dhe aftësive të zgjeruara verbale, kujtesës, disiplinës, inteligjencës emocionale, madje edhe leximi dhe aftësitë e matematikës. Të mësoni ndonjë instrument apo të dëgjoni muzikë së bashku, paraqet një aktivitet të madh familjar për t’i shmangur fëmijët nga teknologjia.
Largoni pajisjet nga dhoma e gjumit
Sipas një studimi të bërë, thuhet se rreth 72% e të rinjve mes moshës 6 deri 17 vjeç posedojnë nga një pajisje elektronike në dhomën e tyre. Ky 72% i të rinjve flejnë një orë më pak se mesatarja e fëmijëve që nuk flejnë me pajisjet e tyre. Mjekët rekomandojnë heqjen apo largimin e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit, dhe krijoni një atmsoferë qetësuese apo relaksuese ku jeni tërësisht të shmangur nga bota teknologjike.
Jepni një shembull të mirë
Sipas një artikulli të bërë kohëve të fundit, theksohet se fëmijët formojnë identitetin e tyre duke ju imituar juve. Ju nuk duhet të prisni që fëmija juaj të zhvillojë shprehi të mira që nuk e shfaqni veten. Asnjëherë mos e sillni telefonin tuaj në tryezë, dhe çkyqni rregullisht pajisjet sa herë që fëmija juaj ju sheh se jeni duke e bërë atë. Ofroni kohë të mjaftueshme për biseda në familje si dhe ndani kohë së bashku me anëtarët e familjes. Kjo është mundësia juaj për t’u larguar nga bota e teknologjisë.
/Arbresh.info/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...