Në të vërtetë nuk ka dyshim që njohja e magjistarëve, sharlatanëve, parashikuesve dhe fallxhorëve, është detyrë për ne që t’i gjejmë ata dhe që të kemi kujdes prej tyre.
Do të përmendim disa shenja që njihen me to këta mashtrues dhe dexhallë, që të mos shfajësohen muslimanët pastaj që nuk i njohim magjistarët e sharlatanët.
Në qoftë se gjen një nga shenjat, të cilat do t’i përmendim më poshtë, dije pra, se ai në të cilin ti shkon është magjistar, sharlatan dhe fallxhor.
Mënyrat e tyre
Por, ky parashikues apo fallxhor ka një shejtan prej xhinëve, i cili e ndjek kudo, dhe ka shejtanë të tjerë, të cilët e ndihmojnë atë në qoftë se mohon Allahun e Madhëruar.
Shejtani i fallxhorit shkon tek shejtani i të sëmurit siç na ka lajmëruar Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):
“Çdonjëri prej nesh ka një shejtan prej xhinëve, i cili e ndjek atë dhe di emrin e tij, vendin ku jeton ai, emrin e babait, emrin e gruas së tij dhe çdo gjë që lidhet me të.”
Pastaj vjen shejtani (xhini) i fallxhorit dhe pyet shejtanin xhin të sëmurit dhe ai e lajmëron shejtanin (xhin) të fallxhorit për emrin e të sëmurit, emrin e babait, emrin e gruas të tij, ku banon ai e të tjera si këto.
Mbasi mori këto informacione shejtani (xhin) i fallxhorit kthehet tek fallxhori dhe pëshpërit në veshin e tij dhe e lajmëron për këto gjëra.
-Shkruan sëmundje në ndonjë letër me shkronja të ndara dhe të pakuptueshme.
Ndonjëherë shkruan ajete kur’anore me shafran, një lloj bime që i vjen erë e mirë për t’i mashtruar njerëzit, e i shkruan këto ajete në një fletë të bardhë, por në këto ajete ka shkronja të prera dhe fjalë të pakuptueshme, dhe këto ajete, të cilat i ka shkruar në këtë letër të bardhë, e cila letër i jepet të sëmurit për ta pirë, këtë metodë e quajnë njerëzit “shuarje”.
Këto janë disa nga shenjat vëllai dhe motra ime muslimane dhe në qoftë se gjeni ndonjërën prej këtyre shenjave, shmanguni dhe rrini larg këtyre personave, këtyre mashtruesve, të cilët u bëjnë keq njerëzve dhe mohojnë Allahun e Madhëruar, Sunduesin e Krijuesin e çdo gjëje.
Llojet e magjive
– Magji, e cila bëhet shkak për ndarjen midis burrit dhe gruas.
– Magji, e cila bëhet shkak për tersllëk.
– Magji, e cila të bën për vete (joshëse, tërheqëse).
– Magji hipnotizuese apo imagjinare.
– Magji marrëzore apo e çmendur.
– Magji e ngadaltë.
– Magji bërtitëse.
– Magji sulmuese.
– Magji, e cila bëhet shkak që të sëmuret apo të vdes personi.
– Magji hemorragjike.
Zemra e njeriut mbushet plot mjerime, hidhërime, vesvese, shqetësime, brengosje dhe ankesa.
Mbushet shtëpia plot probleme grindje, sharje, armiqësi dhe antagonizëm.
Shikon ndonjërin nga ata magjistarë apo fallxhorë kur hyjnë në shtëpinë e tij, i ngushtohet gjoksi, indinjatë në zemrën e tij, mungon buzëqeshja në fytyrën e tij.
Në vend që të takojë gruan e tij, të përqafojë fëmijët e t’u buzëqesh atyre e të jetë dashamirës me ta, e shikon atë me fytyrë të vrenjtur, të nxirë dhe gjuhë të pacipë.
Në qoftë se e takon gruan e tij i shtohet më shumë grindja, ngatërresa dhe problemi midis tyre.
Ai nuk ndan me gruan e tij ngrohtësinë, përzemërsinë dhe mëshirën.
Gjendja e tij bëhet qortuese, e hidhëruar dhe e shthurur.
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...