Është e pamundur që ta ndryshoni me ndonjë krem të posaçëm në pak kohë, ose kërkon një trajtim të veçantë të kushtueshëm. Po si mund të shmangni të gjitha këto dhe të arrini rezultatin që dëshironi, për t’u dukur shumë e hijshme dhe për t’u kujdesur për veten tuaj?
Të gjitha e keni këtë problem, që bie më shumë në sy në momentin që ekspozohemi në plazh, apo në ambiente me shumë njerëz në stinën e verës.
Acanthosis nigricans është një gjendje e lëkurës, e cila krijohet si pasojë e djersitjes së tepërt, diabetit, çekuilibrit hormonal, etj., por edhe nga depilimi i gabuar me brisk, ose përdorimi i dyllit të nxehtë janë disa prej tyre.
Nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike.
Ka disa përbërës që ndoshta nuk ua ka marrë mendja dhe ai gjendet në kuzhinën tuaj.
Ja disa mënyra se si ta zbardhni atë:
1. Trajtim me lëng limoni
Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden pas qafës dhe e zbardh. Vendosni direkt në lëkurë
disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij.
Kujdes: Nuk duhet të ekspozoheni në diell për të paktën 1 orë nga trajtimi pasi mund të keni irritim të lëkurës.
Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta.
2. Trajtim me kos e tërshërë
Kosi ka veti anti-infamatore, detoksikuese dhe hidratuese që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura, kurse tërshëra shërben si një pastrues natyral për lëkurën.
Në një enë shtoni dy lugë gjellë kos dhe një lugë çaji tërshërë dhe përziejini derisa të formohet një pastë.
Vendoseni mbi njollat kafe dhe lëreni të veprojë për disa minuta duke e masazhuar me mollëzat e gishta.
3. Trajtim me sodë buke
Përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet.
Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...