Si të tejkaloni gjendjen e padurueshme të barkqitjeve

15:29 | 9 Shtator 2018
Arbresh.info

Ditët kur ju mund të pësoni helmime, apo koha kur ju papritur keni barkqitje dhe të vjella janë tejet e mundimshme.

Megjithatë mjekët syegjerojnë disa këshilla të cilat jo rrallë herë u kryejnë punë me metoda shtëpiake.

Pas një periudhe ku ju vuanit nga ndonjë helmim i mundur e si pasojë juve kishit të vjella dhe barkqitje, patjetër që rekomandohet një vakt ushqimi më dietal dhe më vitaminoz.

Ushqim dietal duhet dhënë gjatë kohës kur ka jashtëqitje të holla dhe ushqim i kontrolluar edhe dy ditët tjera pas ndërprerjes së jashtëqitjeve të holla.

Prandaj këtu mund të gjeni të radhitura disa ushqime të cilat duhet shmangur gjatë kësaj periudhe:

– Ushqimet me mëlmesa apo ushqime të skuqura
– Pijeve me kofein (sepse ata dehidrojnë trupin tuaj (pijet energjike))
– Bizelet e thata apo fasulet
– Zarzavateve të freskëta apo të thara apo fruta (përveç banane)
– Bukë me miell të plotë ose krunde
– Qumështin apo prodhime qumështi të yndyrshme (djathë, kos, akullore, apo krem supa) vetëm prodhime të qumështit me pak yndyrë dhe djathë të ri.
– Arrat, bajame, kokoshka.

landscape-1442851425-rbk-food-index-690x380

Një listë e tillë e ushqimeve konsiderohet e nevojshme për tu evituar pothuajse për një kohë, përcjellë Klan Kosova, e pastaj duhet të ndiqni disa hapa konkret për të vënë në gjendje të rregullt zorrët tuaja:

Hapi i parë: fillohet me supa të kthjellta, ose bujon mishi të ri. Kompot molle ose boronice, lëng orizi, patate të pjekura, çaj me mjaltë pa sheqer.

Hapi i dytë: mollë të pjekur, banane, pure patatesh, makarona (pa yndyrë apo salcë), oriz – pilaf (pa yndyrë apo salcë), drithëra të rafinuar –fabrikuar, bukë e thekur të bardhë apo të zezë, pa yndyrë apo reçel.

Hapi tretë: mish i ri pa dhjamë- i zier (shpezësh, peshku), vezë të ziera, perime të ziera pa fara dhe lëvozhga.

Nëse ndonjë nga ushqimet ju përkeqëson gjendjen, atë ushqim e eliminoni nga dieta, mishi i kuq eliminohet disa ditë ose mund të përdoret vetëm mish i viçit të ri. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme