Disa ditë janë vërtet shumë të vështira për t’u menaxhuar. Ngarkesa në punë është shumë e madhe, email-e dhe telefonata pa pushim. Ritmi i punës që ju duhet të ndiqni është shumë i shpejtë dhe ndërprerjet e vazhdueshme, nuk ndërpresin vetëm punën tuaj por mbi të gjitha fluskin e mendimeve tuaja duke ulur nivelin tuaj të përqendrimit. Në fund të ditës, përveç faktit që mund të ndiheni të lodhur, ndiheni edhe jo produktivë dhe me ndjesinë se keni lënë diçka të papërfunduar. Mungesa e përqendrimit mund të ndikojë deri në atë nivel sa t’ju bëjë që të ndiheni edhe nervozë me veten dhe me personat e tjerë që ju rrethojnë.
Më poshtë do të lexoni disa mënyra të shumë të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë që të rrisni nivelin e përqendrimit në vetëm pak minuta:
5 minuta ushtrime fizike
Këshillohet që edhe për vetëm 5 minuta të dilni jashtë ambienteve të zyrës dhe të ecni. Kjo do t’ju ndihmojë që të shkëputeni nga puna me të cilën ishit duke u marrë. Kjo shkëputje do ta ndihmojë mendjen tuaj që të qetësohet dhe mbi të gjitha çlirimi i endorfinës si pasojë e ecjes, do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e humorit tuaj dhe do të ulë në maksimum nivelin e shkaktuar të stresit si pasojë e mbingarkesës në punë.
4 minuta mirënjohje
Vrulli i punës shpeshherë përfshin pjesën më të madhe prej nesh duke na bërë të harrojmë disa prej gjërave më të rëndësishme, siç është edhe shprehja e mirënjohjes. Ndaloni punën vetëm për 4 minuta dhe mendohuni nëse ia keni shprehur mirënjohjen tuaj njerëzve që ju rrethojnë dhe që gjithmonë ju kanë mbështetur në rrugëtimin tuaj. Tregohuni mirënjohës për shëndetin që gëzoni dhe për mundësitë që jeta ju ka ofruar. Një gjë e tillë mund t’ju vijë vërtet në ndihmë sepse ajo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ushtrimeve të të menduarit pozitiv.
3 minuta meditim
Nëse keni arritur në një stad të tillë ku të menduarit pozitiv e keni në një nivel të lartë, atëherë jeni gati për të filluar edhe me ushtrime meditimi. Vënia në përdorim e teknikave të meditimit është rruga më efikase për të pastruar dhe për të qartësuar mendjen tuaj nga të gjitha shpërqendrimet dhe të rigjeni qendrën tuaj të ekulibrit mendor. Ekzistojnë ushtrime nga më të ndryshmet sepse disa prej këtyre ushtrimeve mund të jenë efikase për disa njerëz dhe jo për disa të tjerë. E rëndësishme është që ju të arrini të praktikoni ato ushtrime meditimi që do t’ju ndihmojnë të përqendroheni në ato gjëra që doni dhe kanë vërtet rëndësi për ju.
2 minuta qetësi totale
Nëse ndodheni në tavolinën tuaj të punës, përpara kompjuterit, fikeni atë dhe së bashku me kompjuterin edhe të gjitha pajisjet e tjera elektronike që mund të keni aty afër dhe mundësisht vendosi edhe kufje kundër zhurmës. Qëndroni në qetësi me veten dhe përqendrohuni për rreth 2 minuta vetëm në qetësinë që ju rrethon. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të rrisni përqendrimin dhe mbi të gjitha të jeni sa më të qetë.
1 minutë frymëmarrje e thellë
Pasi të keni qëndruar për rreth 2 minuta në qetësi, për 60 sekondat e ardhshme përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj dhe merrni frymë thellë nëpërmjet diafragmës. Do të zbuloni se vetëm veprimi që ju do të bëni për t’u përqendruar në frymëmarrjen tuaj do të ngadalësojë ritmin e të gjitha gjërave dhe pasi këto 60 sekonda të kenë kaluar do ta ndjeni veten vërtet më të çlodhur si fizikisht ashtu edhe mendërisht./arbresh.info/
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...