Google ADS

Si të parandalohet rritja e qimeve nën lëkurë në zonën e bikinit

17:31 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Kur poret janë të bllokuara, qimet e kanë të pamundur të dalin në sipërfaqe të lëkurës e në këtë mënyrë marrin një drejtim tjetër e rriten horizontalisht.

Pasi rrënja e qimes inflamohet, në lëkurë fillojnë të shfaqen puçrra të vogla të kuqe e të dhimbshme.

Kjo gjë kërkon mjaft kohë të kalojë vetë, ndërsa më poshtë kemi disa metoda natyrale sesi të stimuloni daljen e qimeve në mënyrë që t’i hiqni sa më thjeshtë.

1. Aspirin Sipas një artikulli të botuar në skinVERSE, aspirina e grimcuar mund të trajtojë në mënyrë efektive qimet e rritura nën lëkurë. Acidi salicil jo vetëm që redukton inflamimin dhe shëron zonën e infektuar, por edhe pastron lëkurën nga qelizat e vdekura.  Shtypni 3-4 aspirina dhe përziejini me pak ujë sa të formoni një paste. Aplikojeni si maskë në lëkurë dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore.

2. Kripë Kripa vepron jo vetëm si një eksfoliant që pastron lëkurën, por gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në mënyrë që poret të hapen. Gjithçka që duhet të bëni është përzierja e ½ lugë gjelle kripë me një gotë uji. Përdorni një top pambuku për të aplikuar drejtpërdrejt këtë përzierje në lëkurë.  Të njëjtën gjë mund ta bëni dhe me sheqer e mjaltë.

3. Kompresat e ngrohta  Një copë e lagur me ujë të ngrohtë jo vetëm që do të hapë poret, por do të bëjë edhe më të lehtë depilimin e qimeve.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme