Gjumi i cili përbëhet nga shumë faza shpesh lidhet me njërin ndër emrat më gjenialë në botën e artit dhe shpikësit të epokës së renesancës, Leonardo da Vinci.
Ka dashur të shfrytëzojë maksimumin e kohës për punë, ndërsa minimumin për gjumë.
Ai plan ka nënkuptuar që të “ndajë” periudhën normale të pushimit të natës në disa pjesë – përkatësisht në shumë faza, gjë që ka çuar deri në praktikën e gjumit në disa herë gjatë ditës.
Kështu Da Vinci ka fjetur 15 minuta në çdo katër orë. Si rezultat i kësaj, ka fjetur vetëm një orë e gjysmë në ditë.
Kohën të cilën e ka kursyer në pushim ka filluar ta përdorë për punë kreative.
Da Vinci ka thënë që e ka përdorur këtë metodë gjatë shumë vjetëve të jetës së tij dhe se kurrë nuk është ndier i lodhur.
Është e njohur që në kushtet fiziologjike, koha më produktive për punë dhe kreaktivitet ndjek periudhën e gjumit. Ajo është koha kur kapaciteti i ndonjë personi për punë është posaçërisht i lartë.
Duke ndërprerë ndonjë kohë zgjimi çdo katër orë me periudhë të shkurtër pushimi çon deri te rritja e kapacitetit për punë, gjë që është pasojë e drejtpërdrejtë e pushimit të këtillë, transmeton Telegrafi.
Vitet e ushtrimit dhe të eksperimentimit të atyre të cilët kanë ndjekur shembullin e Da Vincit, kanë lënë sajtin Bright Side që të zgjedhë ndonjërën ndër variacionet më efektive të gjumit shumëfazësh:
– Gjumë 30 minuta në çdo 6 orë (metodadymaxion);
– Gjumi 20 minuta në çdo 4 orë (metoda uberman);
– Gjumi natën 1.5 – 3 orë dhe pastaj tri herë gjatë ditës nga 20 minuta (metoda everyman);
– Gjumi natën 2 orë dhe një orë pasdite 20 minuta (metoda tesla). Gjumi natën 5 orë dhe 1.5 orë pasdite (metoda siesta).
Megjithatë, duhet pasur parasysh që çdo trup është i ndryshëm, ndërkaq tipat e ndryshëm të gjumit shumëfazësh, mbase nuk do të jenë për çdokënd.
Ekspertët paralajmërojnë që nëse planifikoni të kaloni në pushim të këtillë – orari pune, mos vozisni veturë as mos merrni vendime të rëndësishme derisa të mos jeni absolutisht të sigurt që mungesa e gjumit nuk ka ndonjë pasojë efekti.
Mund të thuhet që orari i këtillë ka kuptim në çdo periudhë kur keni shumë punë, jo vazhdimisht.
Gjumi është shumë i vlefshëm për trurin dhe trupin tonë, ndërsa vetëm një natë pa gjumë nuk mund të kompensohet.
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...