Si të mësoni një gjuhë të re

15:18 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Njohja e më shumë se një gjuhe është e shkëlqyeshme për trurin tuaj. Por cila është mënyra më e mirë për të mësuar?

Ja mënyrat:

Bëhuni real. Vendosni të ndiqni një qëllim të vetëm ashtu që të mos ndiheni të stresuar. Përkthyesi gjerman Judith Matz sugjeron: ‘Zgjedhni 50 fjalë të një gjuhe dhe filloni t’i përdorni ato tek njerëzit- pastaj ngadalë filloni të përzgjedhni edhe gramatikën.’

Bëjeni mësimin e gjuhës një ndryshim të përditshëm jetësor. Elisabeth Buffard është mësuese e gjuhës angleze për plot 27 vite. Çfarë i ndan studentët e suksesshëm nga të tjerët është konsekuenca. Ata gjejnë diçka në atë gjuhë që edhe kur janë të mërzitur e përdorin, thotë ajo, transmeton lajmi.net

Sa më shumë që e përdorni një gjuhë të re në jetën tuaj të përditshme, aq më shumë truri juaj e konsideron si diçka me vlerë për ta mbajtur në mend. ‘’Përdorni çdo mundësi t’i ekspozoheni gjuhës së re’’ thotë përkthyesi rus Olga Dmitrochenkova. Për shembull, ju mund të lexoni libra të fëmijëve ose të lëshoni video me titra të asaj gjuhe.

Bëni miq të rinj. Interaktiviteti në një gjuhë të re është çelësi të ju mësojë t’i shprehni mendimet tuaja. Gjeni folës të rinj të gjuhës që pretendoni ta mësoni dhe flisni me ta. Praktikojeni gjuhën.

Mos u brengosni për gabimet. Një nga barrierat më të mëdha në mësimin e gjuhës së re është frika për të bërë gabime. Testojeni veten në gjuhë me ndonjë person më të ri. Jini durimtar. Kuptojeni se sa më pak të flisni aq më e vështirë do të arrini qëllimin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme