Dobitë nga reduktimi i kalorive për shëndetin dhe jetëgjatësinë janë mirë të vendosura.
Agjërimi është përdorur mijëra vjet për dobi shpirtërore dhe shëndetësore. Cilat janë disa nga vetitë e agjërimit:
PËRMIRËSON TOLERANCËN NDAJ GLUKOZËS
Rezistenca ndaj insulinës në përgjithësi shkaktohet si rezultat i aftësisë së reduktuar të trupit për të hequr glukozën e tepërt nga gjaku. Glukoza shtesë do të konvertohet në yndyrë dhe do të ruhet në indet që nuk janë të dedikuara për ruajtjen e yndyrës. Pasi që trupi e përdor yndyrën si derivat gjatë agjërimit, ruajtja e yndyrës do të reduktohet.
PËRMIRËSON SHËNDETIN E LËKURËS
Shumë gjendje të lëkurës mund të evitohen duke konsumuar ushqim cilësor, perimet e pasura me fibra dhe duke shmangur ushqimet e përpunuara. Për më shumë, nëse dyshoni se gjendja e lëkurës tuaj është ashtu siç është falë ndonjë ushqimit të caktuar apo jotolerancës, duke i eliminuar ato ushqime gjatë agjërimit do të keni mundësi ta rizgjidhni ushqimin dhe mbi të gjitha, ta përmirësoni gjendjen e lëkurës.
JU NDIHMON TË PËRQENDROHENI
Të jesh në gjendje ta kontrollosh konsumimin e ushqimit po ashtu do t’ju zgjojë ndërgjegjen më shumë për trupin tuaj. Ky sens i pavarur i kuptimit dhe lidhjeve mund të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe anktheve dhe ju lejon që të keni mendje më të qartë dhe më të kthjellët për t’u fokusuar.
SI TË FUNKSIONOJË AGJËRIMI PËR JU?
Agjërimi i vazhdueshëm duhet të shihet si një zgjedhje e gjatë e mënyrës së jetesës e jo një dietë që ju përplas. Përndryshe, ka gjasë që të fitoni ndonjë kilogram shtesë nëse ju përmbaheni shprehive origjinale të konsumimit të ushqimit. Po ashtu, është esenciale të bëni zgjedhje të duhura të ushqimeve të shëndetshme.
QASJA DITORE
Koncepti i thjeshtë është që keni për qëllim të agjëroni për 16-18 orë në ditë dhe të konsumoni ushqimin vetëm në gjashtë deri tetë orët e mbetura. Për shembull, nëse shujtën e mbrëmjes e hani në 6 pasdite, atëherë shujtën tjetër nuk duhet ta hani deri në 12 të ditës tjetër, duke lejuar një agjërim prej 18 orësh në mes.
QASJA JAVORE
Kjo sugjeron që të hani normalisht pesë ditë dhe të mbani dietë për dy ditë, duke reduktuar konsumimin e kalorive për ato dy ditë (500 kaloi për femra, 600 për meshkuj).
KUSH NUK DUHET TË AGJËROJË?
1. Njerëzit me nënpeshë Reduktimi i kalorive rezulton me humbjen e mëtutjeshme të peshës. 2. Fëmijët Kërkesat e tyre për nutriente dhe energji janë të ndryshme në krahasim me të rriturit dhe agjërimi nuk i lejon që një fëmijë t’i pranojë ato kërkesa. 3. Shtatzënat dhe nëna ushqyese Shtatzënia është kohë që kërkon nutriente dhe kalori adekuate për foshnjën në rritje. 4. Nëse keni çrregullime në ushqim Edhe nëse keni pasur telashe me një çrregullim në të kaluarën, reduktimi i tillë mund t’i vuajë pasojat. 5. Nëse shëroheni nga ndonjë operacion Reduktimi i nutrienteve dhe prodhimi i energjisë mund të ndikojnë negativisht pas operacionit.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...