Shenjat se fëmija mund të bëhet psikopat në të ardhmen mund të vërehen qysh prej kur personi është 3-vjeçar.
Veprimet e prindërve shpeshherë i nxisin fëmijët t’i demonstrojnë këto shenja, transmeton Telegrafi.
Por, problemi është se prindërit zakonisht nuk mendojnë se shenjat janë të rëndësishme.
Prandaj, më poshtë i keni disa prej karakteristikave kryesore që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë trajta psikopatike – shumica e vrasësve serikë kanë vepruar si më poshtë në fëmijërinë e tyre të hershme dhe, fatkeqësisht, askush nuk i ka vërejtur me kohë.
Le të fillojmë me tri shenjat e Macdonald-it, psikiatrit amerikan i cili ka analizuar sjelljen e rreth 100 kriminelëve për të treguar se çfarë kanë ata të ngjashme.
Trajtimi mizor i kafshëve është një nga shenjat më të qarta të një çrregullimi psikopatik te fëmijët.
Nëse ia shpjegoni fëmijës se nuk është në rregull t’ia ngrehë bishtin maces apo ta godas qenin dhe fëmija e kupton këtë dhe nuk i përsërit veprimet në të ardhmen, atëherë nuk keni përse të brengoseni.
Por kur fëmija në mënyrë të dhunshme abuzon me kafshë ose përpiqet t’i vret, atëherë është koha të ndërmerrni masa.
Lidhja mes abuzimit të kafshëve dhe psikopatisë është aq e qartë saqë FBI kishte filluar t’i monitoronte rastet kur njerëzit kishin abuzuar me kafshë.
Në fotografinë më poshtë është Jeffrey Dahmer, vrasës serik amerikan. Shikojeni me kujdes mënyrën si e mban macen.
Piromania apo dëshira për vënien e zjarreve është shenja e dytë.
Kjo është një mënyrë tjetër si psikopatët e shprehin zemërimin.
Fëmijët me trajta psikopatike nuk shfaqin ndjenja të frikës aq lehtë sa shokët e tyre, dhe nuk e ndjejnë stresin në të njëjtin nivel.
Ata nuk kanë ide çfarë është krahasimi.
Sipas Heather Irvin, psikologe, viti i parë i jetës së fëmijës është më esenciali për të përcaktuar të ardhmen e shëndetit psikologjik.
“Psikopatët nuk shfaqen papritmas. Ju thjesht duhet t’i shikoni ata në vitet e hershme të jetës së tyre, dhe çfarë ka qenë duke iu ndodhur kur kanë lindur. P.sh., nëse kanë qarë vazhdimisht 6 muajt e parë dhe askush nuk është kujdesur për ta, nuk i ka ushqyer kur kanë qenë të uritur, nuk iu ka ndihmuar, etj., truri i tyre i mban mend këto dhe e kupton se ndjenjat nuk kanë rëndësi. Edhe strukturat tjera të trurit fillojnë të formohen duke u bazuar në këtë koncept”, ka treguar Heather Irvin. /Telegrafi/