Google ADS

Si ta ktheni dobësinë në forcë

14:49 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Ka shumë njerëz që mendojnë se pikat e tyre të dobëta i pengojnë që të ecin përpara në jetë. Por ashtu siç e ka shkruar edhe autori Malcolm Gladwell, shpesh pikat tona të dobëta mund të kthehen në burim fuqie.

Një biznesmen i njohur, i quajtur Theo Paphitis, tha se suksesin ia dedikon disleksisë. Duke folur për BBC, ai tha se çrregullimi i disleksisë, që ndikon tek të lexuarit, të shkruarit dhe gërmëzimi, e detyroi atë që të gjente zgjidhjet e duhura.

Kjo i dha besimin që të zgjidhë edhe problemet e biznesit.

Eksperienca e tij konfirmon një studim të bërë së fundmi se personat me disleksi kanë një set unik aftësish. Mes tyre është arsyetimi, komunikimi dhe vizualizimi më i mirë- të gjitha tipare të nevojshme për një forcë pune moderne.

Mendohet se disleksia, ose ndryshe paaftësia për të lexuar mirë, prek 10 përqind të njerëzve në botë.

Mes njerëzve me disleksi janë persona të tillë si Thomas Edison, Albert Einstein, Henry Ford dhe Steve Jobs.

“Për mua disleksia ishte një avantazh, edhe pse ishte e dhimbshme. Nëse nuk do kisha disleksi, nuk do isha këtu. Edhe kur isha 11 vjeç, e mbaj mend gjithmonë se përpiqesha të gjeja zgjidhje për problemin tim. Gjithmonë gjeja një alternativë. Kjo më dha besimin e duhur për të luftuar problemet”.

“Kur më del përpara një problem, e analizoj, e ndaj në copa dhe gjej zgjidhjen”.

Shumë sipërmarrës janë disleksikë. Ekspertja Kate Griggs thotë se kjo i ka ndihmuar ata që ta shohin botën në një mënyrë tjetër, pa u lidhur pas të menduarit konvencional.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme