Se a është fëmija juaj majtak apo djathtak mund të jetë e përcaktuar që në muajin e tetë të shtatzënisë, kanë konstatuar shkencëtarët.
Hulumtuesit e Universitetit Ruhr në Bokum kanë zbuluar që te bebet mund të jetë e caktuar se a janë majtake apo djathtake kur formohet kurrizi, transmeton Telegrafi.
Kurrizi fillon të formohet në javën e gjashtë të shtatzënisë, ndërkaq në javën e tetë bebja fillon të zhvillojë gishtat dhe shputat.
Ekspertët kanë zbuluar me ultrazë që në javën e 13-të të shtatzënisë bebja juaj mund të thitë gishtin e madh të dorës së djathtë apo të dorës së majtë, gjë që mund të zbulojë se a do të jetë majtak apo djathtak.
Studimi, i publikuar në eLife Sciences, konstaton që korteksi motorik i bebes – pjesa e trurit e përfshirë në kontrollin e lëvizjeve, nuk është e lidhur me palcën kurrizore në mitër, siç është menduar më herët. /Telegrafi/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...