Nepali është vend i vogël, i mbyllur në mes të Kinës, Indisë dhe Himalajeve.
Njihet si vend që respekton Budizmin, Hinduizmin dhe religjionin lokal të Himalajeve që përshkon pothujase të gjitha aspektet e jetës së përditshme, transmeton arbresh.info.
Në Nepal perënditë janë të pafunda dhe nuk mungojnë as praktikat rituale.
Pasqyrimi shpirtëror dhe kompleks i Nepalit shfaqet edhe përmes perëndeshës së gjallë Kumari.
Për shekujt me radhë kjo perëndeshë është adhuruar si një mbrojtëse e qytetit Katmandu dhe besohet se e manifeston veten në trupin e një vajze të vogël.
Kumaris zgjidhen vajzat e vogla dhe ato nderohen si hyjni, këmbët e të cilave nuk guxojnë të shkelin në tokë, transmeton koalb.com.
Vajzat e përzgjedhura lejohen të flasin vetëm me familjarët e tyre dhe qëndrojnë tërë kohën në tempull për të pritur ata që do nderojnë ato. Ato lejohen të dalin nga tempulli vetëm kur ka ndonjë festë fetare.
Besohet se një Kumari sheh çdo gjë.
Që nga periudha e Dinastisë Malla, tre qytetet kryesore në Nepal kanë pasur nga një Kumari. Gjatë monarkistë, përzgjedhjen e vajzave e bënte Mbretëresha, por në kohët e sotme ato zgjidhen nga prifti i tempujve.
Gjatë përzgjedhjes vajzat janë të detyruara të qëndrojnë në dhoma të mbyllura dhe kryejnë ceremonitë fetare.
Vajzat e vogla Kumari e përfundojnë mision e tyre të shenjtë sapo t’ju vijnë periodat e para dhe më pas ato zëvendësohen nga vajzat tjera të vogla. /arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?