Momenti kur Moisiu ndau Detin e Kuq është një nga mrekullitë më të famshme biblike. Por në vend që të mendohet se Zoti ndau ujin në dy gjysma, siç shihet në filmin e vitit 1956, “Dhjetë Urdhëresat”, Moisiu mund të ketë përdorur në vend të kësaj dijet e tij për baticat dhe zbaticat për të udhëhequr izraelitët që t’ia mbathnin nga ushtria e faraonit.
Ky është pretendimi i dr. Bruce Parke, një autor, profesor i jashtëm në Institutin Stevens të Teknologjisë, Nju Xhersi dhe ish-kryeshkencëtar i Administratës Kombëtare Oqeanike e Atmosferike dhe i Shërbimit Oqeanik Kombëtar (NOAA).
Në historinë biblike, Moisiu e ndan detin, duke lejuar fëmijët e Izraelit të kalojnë në anën tjetër të bregut, ndërsa ujërat “mbyllen” dhe mbysin ushtarët e faraonit, që janë në ndjekje të tyre.
Rrëfimi do të paraqitet në një version të Ridley Scott nën titullin “Eksodi: perënditë dhe mbretërit”, i cili pretendon se versioni i tij do të jetë më realist, pasi do e shpjegojë ndarjen si një cunam të shkaktuar nga një tërmet. Ky është shkaku përse përpara se një cunam të ndodhë, ujërat e brigjeve pakësohen.
Megjithatë, dr. Parker shkruan në “Wall Street Journal” dhe shpjegon se kjo nuk është shumë e saktë, pasi ujërat zakonisht tërhiqen për deri 20 minuta, gjë që nuk mund t’u jepte izraelitëve kohën e duhur për të kaluar nga njëra anë në tjetrën, për në kanalin e Suezit, në veri të Detit të Kuq.
Moisiu nuk do të mundej të parashikonte një tërmet apo cunam, vetëm nëse do të kishte qenë i ‘udhëzuar’ nga Zoti, shtoi ai.
Në fakt, eksperti beson se Moisiu përdori dijenitë e tij logjike për baticat dhe zbaticat për të siguruar kalimin e sigurt të njerëzve të tij.
Shpjegime se si Moisiu ndau Detin e Kuq
Sipas Biblës, Zoti i dha Moisiut fuqinë për të ndarë ujërat si një formë mrekullie. Është sugjeruar se uji u nda për shkak të një cunami të shkaktuar nga një tërmet. Kjo, për shkak se, përpara se një cunam të ndodhë, ujërat e brigjeve pakësohen.
Regjisori hollivudian, Ridley Scott, zgjodhi këtë shpjegim në filmin e tij të ardhshëm, “Eksodi: zotat dhe mbretërit”.
Dr. Bruce Parker beson se Moisiu përdori njohuritë e tij për baticat dhe zbaticat për të kaluar njerëzit nga vendi i rrezikut për në një vend më të sigurt, kur kishte ndodhur zbatica.
Matja perfekte e kohës nga ana e tij, mundësoi që izraelitët ta kalonin shëndoshë e mirë bregun ku i kanoseshin ushtarët egjiptianë, duke bërë kështu që ata të mbyteshin papritur kur uji u kthye.
Në kanalin e Suezit, zbaticat bëjnë që pjesë të bregut të thahen për disa orë, përpara se ujërat të kthehen sërish në mënyrë të papritur.
Sipas Biblës, fëmijët e Izraelit qëndruan në bregun perëndimor të Suezit kur u shfaqën trupat e faraonit në largësi.
Retë e pluhurit, të ngritura nga kuajt e ushtarëve që po afroheshin, mund t’i kenë lejuar Moisiut të llogarisë në kohë mbërritjen e tyre, thotë dr. Parker.
Jetesa në Perëndim i dha Moisiut njohuritë e duhura për zbaticat në Detin e Kuq dhe mundësinë për ta kaluar atë duke vëzhguar hënën, po ashtu edhe mundësinë për të hamendësuar kur ndodhin ato.
Kjo njohuri nuk do të mund të përdorej kurrë nga ushtarët që jetonin përgjatë lumit Nil, që është i lidhur me detin Mesdhe dhe që nuk ka batica e zbatica të dukshme.
Dr. Parker shkruan: “Dija se kur ndodh zbatica, sa gjatë do të qëndrojë fundi i detit i thatë dhe kur ujërat kthehen përsëri, e bëri Moisiun shpëtimtarin e izraelitëve.
Tregimi i Biblës shprehet për një hënë të plotë në natën e largimit dramatik, gjë që do të thotë se zbatica do të ishte shumë e ndjeshme, duke e lejuar shtratin e detit të mbetet i thatë për më gjatë e duke u dhënë mundësinë njerëzve që të kishin më tepër kohë për t’ia mbathur.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë edhe batica do të ishte e madhe, aq sa për të mbytur një ushtri të tërë.
Që kjo të ndodhë, atëherë matja e kohës nga ana e Moisiut duhet të ishte perfekte, që izraeliti i fundit të kalojë pa u lagur dhe ushtria e faraonit të mbytet e tëra në mes të rrugës.
Historia e Biblës përmend edhe një erë të fortë lindjeje që ndihmoi sprapsjen e ujërave.
Sigurisht, një erë e fortë i është atribuuar Perëndisë, por dr. Parker beson se koha e parashikuar ishte më e rëndësishmja.
Për shkak se nivelet e ujit ishin më të larta në Detin e Kuq në kohën biblike, eksperti beson se “muret” e ujit mund të kenë rënë mbi ushtarët e Egjiptit.
Dr. Parker nuk është i pari që ka sugjeruar këtë teori që shpjegon mrekullinë e Detit të Kuq.
Një dokument i kohëve të lashta i një historiani të quajtur Artapanus në vitet ‘80 dhe ‘40 para Krishtit, thotë: “Moisiu e njihte vendin, priti për prapësimin e ujit dhe kaloi njerëzit”.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...