Si e mbani letrën higjienike? Natyrisht kjo flet diç për ju

23:07 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Mjekja Gilda Karle, eksperte për marrëdhënie ndërmjet njerëzve, ka zbuluar që disa shprehi tregojnë aspekte të caktuara të personalitetit, mirëpo njëri prej testeve është mënyra në të cilën njerëzit e vendosin letrën higjienike.

Rezultatet janë befasuese, transmeton Telegrafi.

Gilda Karle ka testuar dy mijë meshkuj dhe femra të niveleve të ndryshme shoqërore. I ka pyetur se si vendosin rolenë e letrës në mbajtës dhe në bazë të përgjigjeve të tyre ka nxjerrë konstatimin i cili ka vërtetuar tezën e saj.

Konstatimi i saj është që njerëzit të cilët letrën higjienike e vendosin nga ana e sipërme, përkatësisht më larg nga muri janë persona dominues.

Ndërsa ata persona të cilët e vendosin nga ana e poshtme, përkatësisht pranë murit janë tolerantë.

Pyetjes se a është ky vetëm test sa për t’u 9argëtuar, Gilda Karle i është përgjigjur:

“Testi është test si ushtrimi argëtues, mirëpo është treguar si diç me rezultate dukshëm të forta. Letra higjienike nuk gënjen. Mënyra se si e vendosni në mbajtës vërtet flet shumë për ju”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme