Përkufizimi i së bukurës ndryshon gjatë gjithë kohës. Interneti, teknologjia dhe mediat sociale e kanë bërë botën të sheshtë. Tendencat e modës mund të arrihen kudo dhe kurdo, me stile nga e gjithë bota, që bashkëjetojnë dhe ndikojnë tek njëra-tjetra.
Chen Man, si një artist vizual, i rritur në Kinë, në një artikull për CNN, ka ndarë perceptimet e tij se si do të konceptohet bukuria në vitin 2050. Ai beson se përsëritja është sëmundje dhe nuk do të përforcojë stereotipe në artin e tij. Në fotografitë që viziualizon ai përdor konceptin teknologjik, pasi mendon se është e ardhmja e artit pamor.
“Teknologjia mund t’i ndihmojë artistët të paraqesin gjërat në mënyra të reja dhe më të mira, pse mos ta përqafojmë atë? Nuk ka nevojë që artistët të jetojnë në të kaluarën. Mbi të gjitha, ne jetojmë në një botë ku inteligjenca artificiale është aq e avancuar, saqë mund të krijojë art pa asnjë kontribut njerëzor”
Ne i japim teknologjisë gjuhë dhe aftësi për të bërë gjëra të caktuara – ashtu si bëjmë dhe me fëmijët. Më pas, kur ajo ‘rritet’ mjaftueshëm, do ta zhvillojë vet gjuhën dhe aftësitë e saj.
Janë krijuar mjaft shembuj të mrekullueshëm të pikturës dhe muzikës në botë, përmes teknologjisë. Shumë kritikë pyesin: a mund të konsiderohet kjo si një art i vërtetë?
Kjo marrëdhënie midis teknologjisë dhe estetikës është si ajo e shkencës dhe filozofisë – në një botë ideale, të dyja ecin krah për krah.
Sipas Chen Man, arritja e një ekuilibri kërkon që artistët t’i zotërojnë të dyja, duke kombinuar artin dhe aftësitë në proceset e teknologjisë.
“Gjuha vizuale është ajo që nuk ka nevojë për përkthim. Ne kemi lindur të paaftë për të folur, por menjëherë mund të shohim qiell blu, lule të kuqe dhe emocione njerëzore. Ajo që shohim mund të na bëjë të ndihemi të kënaqur ose të shqetësuar, të frikësuar ose të sigurt. Për këtë arsye unë besoj se e ardhmja duhet të jetë – më vizuale. Duke thënë këtë, nuk mund të parashikoj se si do të duket e ardhmja e artit pamor. Askush nga ne nuk mundet. Bota ndryshon shumë shpejt dhe mundësitë e së ardhmes do të tejkalojnë gjithçka që ne përpiqemi të parashikojmë sot. Por mund të flas për shpresat e mia. Shpresoj që njerëzit të bëhen më të mirë në komunikimin me zemrat e tyre. Shpresoj të përqendrohemi më shumë në përmbajtje, jo në format. Shpresoj që të gjithë të mësojmë nga vlerat tradicionale kineze që mbajnë jetën dhe natyrën në harmoni. Duhet të gjejmë ekuilibrin në diversitet.”
Në artikull ai ka vendosur disa fotografi ku ka vizualizuar të bukurën pas 30 vitesh, sipas perceptimit të tij.revistaclass
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin