Shumica e arinjve polarë mund të zhduken nga Arktiku deri në vitin 2100 për shkak të ngrohjes globale, thuhet në një studim të ri. Shkencëtarët thonë se ulja “agresive” e çlirimit të gazrave ndotës është e nevojshme për të shpëtuar gjitarët nga zhdukja. Ndryshimi i klimës po e shndërron një nga grabitqarët më të fuqishëm, ariun polar, në një nga speciet më të rr ezikuara në Tokë, thuhet në një raport të ri. Studimi i Universitetit të Torontos në Kanada, botuar në revistën “Nature Climate Change”, thotë se duhen bërë që tani shkurtime “agresive” të çlirimit të gazrave të dëmshëm, për të shpëtuar kafshët nga zhdukja.
Arinjtë ndihmohen nga akulli, i cili formohet mbi ujërat e hapura, për të kapur prenë e tyre. Një humbje e akullit të shkaktuar nga ngrohja globale do t’i shtyjë këto kafshë drejt tokës, ku do t’u duhet të mbështeten tek rezervat dhjamore, për shkak të mungesës së ushqimit. “Problemi është se tani ata kanë më pak kohë për t’u ushqyer dhe një kohë më të gjatë pritjeje derisa të rikthehet akulli. Në kushte normale, akulli shkrihet në fillim të verës, në mes të saj, dhe pastaj rikthehet në vjeshtë. Periudha kur akulli mungon, po zgjatet gjithnjë e më shumë dhe arinjtë po përballen me atë periudhë të zgjatur me më pak rezerva dhjamore”, thotë Steven Amstrup, bashkëautor i raportit.
U përdorën mokete për të përcaktuar kërkesat për energji të arinjve polarë ndërsa ata dimërojnë, si dhe pragjet minimale që do të kufizonin mbijetesën e tyre, së bashku me një model që parashikon numrin e ardhshëm të ditëve pa akull. Studiuesit e përdorën këtë për të vlerësuar se kur pragjet minimale për mbijetesën do të tejkaloheshin për trembëdhjetë nën-grupe popullsie në Arktik që përfaqësojnë 80 përqind të të gjithë arinjve polarë. “Kemi nevojë të rishikojmë atë për të cilën njerëzit ranë dakort në përfundim të marrëveshjes së Parisit në 2015, që ishte se ne duhet të synojmë të mbajmë ngritjen e temperaturës botërore nën dy gradë Celsius”, thotë zoti Amstrup.
Sipas skenarit me një nivel lartë çlirimi të gazrave ndotës, studiuesit zbuluan se mbijetesa e arinjve do të ishte “e pamundur” në pjesën më të madhe të Arktikut për shkak të akullit të zvogëluar të detit. Por, nëse do të kishte një “skenar me ndotje të moderuar”, më shumë nën-grupe të kësaj popullsie do të munden t’i mbijetojnë këtij shekulli./VOA/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...