Megjithëse është një vend shumë i vogël dhe ka mungesë të burimeve natyrore, Lihtenshtajni ka evoluar në një ekonomi jashtëzakonisht të suksesshme.
Nga mesi i shekullit të 20-të, Lihtenshtajni, kryesisht nga një vend bujqësor, u shndërrua në një qendër biznesi globale. Ata kanë një ekonomi të larmishme të dominuar nga sektori i shërbimeve me një numër të madh të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përcjell albinfo.ch.
Lihteshtajni për vite ishte një strehë e taksave, e cila tërhoqi një numër të madh të kompanive të huaja.
Taksa të ulëta – tatimi në të ardhura përbën vetëm 12.5 për qind – dhe inkorporimi i lehtë i kompanive ka tërhequr shumë investitorë për të filluar biznesin në Liechtenstein dhe ato të hyra tani përbëjnë rreth 30 për qind të buxhetit të shtetit, transmeton albinfo.ch.
Lihtenshtajni është në një bashkim doganor me Zvicrën dhe monedha që përdoret është frangu zviceran. Si një vend i vogël, pa burime natyrore, importohen më shumë se 90 për qind e nevojave për energji. Që nga viti 1995, Lihtenshtajni ka qenë anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane dhe qeveria e tyre po punon për të harmonizuar politikat ekonomike me Bashkimin Evropian.
Është interesante se më shumë se gjysma e fuqisë punëtore vjen çdo ditë në Lihtenshtajn nga vendet fqinje – Zvicra dhe Austria, apo Gjermania.
Që nga viti 2008, Lihtenshtajni ka qenë nën një presion në rritje, veçanërisht nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mostransparencës së sistemit tatimor dhe bankar, domethënë sekretit të fortë bankar.
Pastaj nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe për shkëmbimin e të dhënave tatimore me shtetet e tjera. Nga ky vit, Lihtenshtajni automatikisht shkëmben të dhëna për llogaritë bankare me BE-në.
Numri i të punësuarve është i ngjashëm me numrin e banorëve dhe është rreth 38,000.
Papunësia është shumë e ulët – është më pak se 2 për qind.
Banorët e Lihtenshtajnit kanë një standard jetese shumë të lartë dhe një nga pagat më të larta në Evropë. Paga mesatare, varësisht nga sektori, varion nga 3.500 në 9.000 franga zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...