Një nga vendet ku agjëruesit do të kufizojnë veten nga ushqimi dhe pijet është Murmansk në Rusi, ku besimtarët do të qëndrojnë deri në 20 orë e 45 minuta agjërueshëm.
Siç thuhet tutje, rreth 19 orë agjërimi në ditë do të zgjasë në qytetin e Islandës, Reykjavik, Lulea në Suedi dhe në Fairbanks në Alaskë, transmeton gazeta metro.
Koha e agjërimit në Oslo, Kopenhagë, Edinburg dhe Stokholm do të jetë rreth pak më shumë se 18 orë, ndërsa agjërimi në Londër, Berlin dhe Paris do të zgjasë më pak.
Myslimanët nga qyteti amerikan i Seattle dhe kryeqyteti rus i Moskës do të agjërojnë 16 orë, kohë kjo e ngjashme me e cila është e ngjashme me kohëzgjatjen e agjërimit në Kosovë.
Ndërsa në Miami, ata do të agjërojnë 14 orë dhe 25 minuta, në Dubai, 14 orë dhe 39 minuta, ndërsa koha më e shkurtër është në qytetin Ushuaia të Argjentinës. Atje është agjërimi vetëm 11 orë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...