Arkitekti moskovit, Alexander Nerovnya, është i njohur për projektet atraktive ku objektet e stilit minimal janë vendosur në vise të virgjëra, duke krijuar bashkime harmonike midis objektit të ndërtuar dhe natyrës
Natyra bëhet pjesë e shtëpisë, falë mureve masive të qelqta të cilat reflektojnë ambientin.
Sipërfaqet e mëdha të dritareve janë bërë të njohura dhe element i paevitueshëm i të gjitha projekteve të këtij arkitekti.
Kur shikohet nga kënde të caktuara, pjesët e shtëpisë sikur shkrihen në ambientin e saj natyral.
Brendësinë e shtëpisë përbën zona e madhe dhe e lidhur ditore, ndërsa janë të ndara vetëm dy hapësira për privatësi, – dhoma e gjumit dhe banja.
Gjatë ditës, atmosfera brenda shtëpisë ndryshon në mënyrë drastike për shkak të rolit të fuqishëm të dritës natyrale e cila depërton nëpërmjet xhamit të kalitur reflektues.
Falë fasadës së qelqtë, personi brenda shtëpisë ndihet fuqishëm i lidhur me ambientin dhe në cilëndo hapësirë të jetë, nuk humb prekjen me natyrën.
Arkitekti kohë më parë ka bërë të ditur ndërtimin e 12 vilave jo larg liqenit Bohinj, Slloveni.
Vilat do të kenë të njëjtën vulë dizajnuese, mirëpo do të dallohen në dimensione dhe radhitje të hapësirave.
Po ju zbulojmë si do të duken disa na vilat atraktive në Slloveni.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...