Ndërtesa e banimit që ndodhet poshtë urës së shekullit XIX, mbi të cilën ende kalon treni, ka dalë në shitje dhe do të kushtojë 1.2 milionë euro.
Të interesuarit për pronën që ka 168 metra katrorë, që ndodhet në jug-lindje të Londrës, të mos brengosen për zhurmën, pasi treni as që dëgjohet sepse është kryer izolimi i duhur, transmeton Telegrafi.
Qëndrimi brenda hapësirës me plan të hapur, tavaneve të larta me xhama, që ofrojnë shumë dritë dielli, lë më shumë ndjenjën e ndonjë galerie arti, se sa shtëpi banimi. Madje, banesa me dy dhoma gjumi dhe një studio arti, është mundësi e mirë për ndonjë artist të ri, që i nevojitet pak më shumë hapësirë.
“Të gjitha shtëpitë e zonës, janë nën këtë objekt me tavane me xhama, duke bërë që banorët të kenë privatësi të plotë në secilën hapësirë” është përshkruar godina.
E ‘palosur’ nën urën e vjetër, shtëpia është e punuar me kujdes të lartë, në mënyrë që t’i shfrytëzohen të gjitha hapësirat dhe të jetë sa më e përdorshme.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...