Shtëpia më e madhe në botë po kërkon blerës, ka 123 dhoma

09:51 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Një shtëpi në Kaliforni e cila është listuar si shtëpia më e shtrenjtë në botë është vënë përsëri në shitje.

Ndërtesa e cila ka 123 dhoma posedon gjithçka që një blerës do të dëshironte, duke nisur nga klubi i natës e deri të parkingu që zë 100 makina, shkruan Daily Telegraph, përcjell arbresh.info.

Pas më shumë se një viti që është vënë në shitje, çmimi i saj vazhon të jetë 266 milionë dollarë.

Shtëpia është vënë në shitje për herë të parë në Tetor të vitit 2016 nga pronarja Petra Stunt, e bija e pronarit miliarder  të Formula Një, Bernie Ecclestone.

Thuhet se për këtë shtëpi kanë paraqitur interesim që ta blejnë edhe çifti më i famshëm Jay-z dhe Beyonce./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme