Shtëpi për 1 euro, ndodh në Itali

11:59 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Shtëpi të vendosura në një kodër, me pamje mahnitëse nga Mesdheu. Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë.

Por zhvendosja drejt e metropolit e ka lënë këtë qytet thuajse të pabanuar, e për këtë arsye kryetari i bashkisë së zone ka vendosur që shtëpitë e pabanuara t’i shesë për 1 euro. Një ofertë që s’mund të refuzohet, apo jo?

Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.

“Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”, ka deklaruar Giuseppe Cacioppo.

Kushti është që pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh, si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh.

Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh.

E klientët e parë kanë filluar të duken. vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, kanë qenë mbi 38 mijë kërkesa që kanë ardhur në adresën zyrtare, shumë më tepër se sa shtëpitë që ndodhen në këtë zonë./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme