Shtëpi e artë: Fermeri kinez ndërton “një fshat” nga misri

21:40 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Në Kinën e veriut ka shumë të ngjarë që të shikoni tigrat siberianë dhe skulputurat e akullit.

Por aty mund të shikoni edhe një tjetër vepër arti, të bërë kryesisht nga misri, transmeton portali arbresh.info

Një fermer përdori 30 mijë misra për të ndërtuar një shtëpi tradicionale të fshatit Erhe, qarku Shulan në provincën Jilin, duke e kthyer zonën në një vend turistik popullor.

Videot dhe fotografitë e mahnitshme kanë bërë bujë në mediat sociale.

Fermeri Lui Hongaci ka shpenzuar rreth 10 mijë yuan (rreth 2 mijë dollarë) për të blerë misrin, në mënyrë që të krijonte parajsën e tij.

Shtëpia është disejnuar në bazë të shtëpive tradicionale të zonës./arbresh.info/

46550e5b00000578-5080833-image-m-14_1510667774487 46550e5f00000578-5080833-image-m-11_1510667743950 46550e7d00000578-5080833-image-m-16_1510667792501 46550e8d00000578-5080833-image-m-12_1510667754150-1 46550e8d00000578-5080833-image-m-12_1510667754150 46550e1700000578-5080833-image-m-13_1510667763355 46550e5700000578-5080833-image-m-10_1510667734423

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme