Shtatë vjeçarit i nxirren mbi 500 dhëmbë nga goja

23:12 | 1 Gusht 2019
A. B.

Më shumë se 500 dhëmbë janë hequr nga goja e një fëmije në Indi, njoftuan mjekët. 

Djali shtatë vjeçar u ishte ankuar prindërve të tij që në moshën tre vjeçare se kishte një ënjtje në anën e djathtë të nofullës së poshtme, shkruan SkyNews përcjell portali arbresh.info

Pas katër vitesh ankesa, mjekët në Chennai zbuluan një rritje të madhe brenda nofullës së tij. Qindra struktura të forta u gjetën brenda gungës, e cila ishte me madhësi rreth  3 deri në 5 centimetra.

 

Pasi intervenuan, personeli mjekësor e preu atë të hapur dhe gjeti 526 dhëmbë të madhësive të ndryshme brenda.

Kirurgu dentar Dr Senthilnathan tha: “Tumori është demarkuar shumë bukur nga pjesa tjetër e kockave dhe është një centimetër katër deri në pesë në tre centimetra në anën e djathtë të nofullës së poshtme që hiqet plotësisht dhe nxirret jashtë.

“Pastaj masa e tumorit iu dha departamentit të histopatologjisë për egzaminim të mëtutjeshëm, atëherë më në fund kuptuam se kishte 526 dhëmbë të cilët ishin të pranishëm në gojën e vogëlushit”.

Një rast i ngjashëm ishte edhe në vitin  2014, 232 dhëmbë u hoqën nga goja e një adoleshenti Mumbai. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme