Shqiptarja që u bë sulltaneshë, gruaja e parë e Sulejmanit të Madhërishëm dhe fati i saj tragjik

02:04 | 30 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Padyshim që periudha kur Perandoria Osmane u drejtua nga sultan Sulejmani i I, është një periudhë lulëzimi dhe zhvillimi.

Jo më kot që është quajtur Sulejmani i Madhërishëm. Gjatë sundimit të tij, perandoria osmane zgjeroi shumë më tepër kufinjtë e saj, duke kërkcënuar më shumë Evropën. Synimi i Sulejmanit të Madhërishëm, ishte pushtimi i Romës, gjë që nuk e arriti.

Jo vetëm në ushtri, por Sulejmani i dha një lulëzim ekonomisë dhe kulturës në perandorinë e tij. Ai u ndikua nga perendimi dhe kultura pati një hov të madh.

Sipas historianëve, gruaja e parë e sulltanit, që i dhuroi atij trashëgimtarin e parë për fron, ishte sulltaneshë Mahidevram, e cila lindi në vitin 1500 dhe vdiq në vitin 1581.

Sipas historianëve, ajo dyshohet të ketë patur origjinë shqiptare. Djali i Mahivedramit ishte pasardhsi Mustafa.

Një pretendent për fronin e perandorisë, që e donin shumë ushtria dhe populli osman.

Por lufta në haremin e sulltanit ishte e ashpër. Në zemrën e sulltanit, tashmë ishte Aleksandra, ajo që do të njihej më pas si Hyrrem. Një femër ambicioze që la gjurmë në historinë e perandorisë më të fuqishme në atë kohë.

Edhe pse intrigat vazhduan pa fund, Sulltane Hurrem u bë bashkëshorte e preferuar e Sulejmanit të Madhërishëm. Ajo fitoi statusin e Haseki Sulltanes. Titulli Haseki Sulltane është përdorur për herë të parë në shekullin e 16 për Sulltanen Hurrem.

Kështu, në luftën për pushtet, me sa duket e nxitur nga Hurrem, Sulejmani ekzekutoi Ibrahim Për më tepër, Sulltane Hurrem, Rüstem Pasha dhe vajza e saj, Mihrimah Sulltane Sulejmania u kthyen kundër Mustafasë që ishte djali i madh i Sulejmanit të Madhërishëm me gruan e parë Mahidevran.

Mustafa ishte trashëgimtar i dukshëm i fronit osman dhe një princ shumë popullor në mesin e Anadollit. Sehzade Mustafa u akuzua për trazira dhe u shkarkua nga babai i tij Sulejmani i Madhërishëm. Madje gjatë fushatës kundër Safavidëve të Persisë në 1553, për shkak të një frike të rebelimit, Sulltan Sulejmani urdhëroi ekzekutimin e djalit Sehzade Mustafës.

Kështu, Sulejmani vrau djalin e tij të madh që kishte me Mahidevramin. Ajo pas vrasjes të së birit bëri një jetë të vuajtur nga ana shpirtërore.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo jetoi në pallatin në Bursa përmes një pensioni që i dërgonte sulltani i ri pas vdekjes së Sulejmanit, Selimi II, që ishte djali i Hyremit dhe Sulejmanit. Ajo vdiq në moshën 81 vjeçare në Bursa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme