Gazeta britanike “Daily Express” shkruan se Lufta e Tretë Botërore është bërë një shqetësim për shumë persona në botë. Kjo sepse pasiguria është rritur me përkeqësim të situatës në disa shtete të botës.
Duke qenë kjo frikë, media britanike ka renditur edhe shtetet që janë më të sigurta, në rast se nis një luftë e tretë mbarëbotërore. Sipas gazetës, Shqipëria është ndër 3 vendet më të sigurta në botë, pas SHBA-ve dhe Zvicrës. Në SHBA, pjesa më e madhe e shteteve kanë rrjete bunkerësh. Qeveria amerikane i ka ndërtuar ato gjatë luftës së ftohtë për punonjësit federalë.
Zvicra po ashtu, është unike dhe ka bunkerë të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë popullatën e saj. E treta vjen Shqipëria, vend që ka më shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuar mes viteve 1960-1980 gjatë sundimit komunist.
Sipas llogarive, ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipëri, ose ndryshe, një bunker për çdo katër shqiptarë.
Pas Shqipërisë, vjen Suedia me më shumë se 65 mijë bunkerë, që do të mund të mbanin 7 milionë njerëz në rast të një lufte të tretë botërore.
Të tjera vende të sigurta konsiderohen edhe Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, që kryesojnë edhe listën e vendeve më të lumtura dhe me standardet më të larta të jetesës.
Ndërsa vendet më të rrezikshme, në një skenar të tillë, janë Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali, kryesisht afrikane.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut