Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil arriti një nivel rekord për shtatë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave paraprake të publikuara të premten, ndërsa rajoni i afrohet pikut tradicional të sezonit vjetor të zjarreve.
Të dhënat satelitore të qeverisë braziliane treguan se 5.474 kilometra katrorë pyje u prenë në rajon nga janari në korrik, 7.3% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, e barabartë me një zonë shtatë herë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut. Duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar, ky ishte shpyllëzimi më i madh që nga viti 2015-të, sipas agjencisë kombëtare të kërkimit hapësinor “Inpe”, e cila mbledh të dhënat.
Vetëm në korrik, shpyllëzimi arriti në 1.487 kilometra katrorë, afërsisht në përputhje me të njëjtin muaj të vitit 2021.
Ambientalistët dhe ekspertët fajësojnë Presidentin brazilian Jair Bolsonaro për kthimin e ligjit mbi mbrojtjen mjedisore, që i hap rrugë fermerëve për të pastruar ilegalisht më shumë sipërfaqe pyjore nga Amazona.
“Shifrat tronditin, por mos u habitni,” tha Marcio Astrini, kreu i grupit lokal mjedisor Observatori Klimatik, duke shtuar se shpyllëzimi në Amazonë ishte pasojë e politikave të qeverisë që reduktojnë mbrojtjen.
Zyra e Bolsonaro i dërgoi një kërkesë për koment Ministrisë së Mjedisit, e cila tha se në 12 muajt deri në korrik kishte një rënie prej 2.16% në shpyllëzimin gjatë vitit të kaluar.
Muajin e kaluar, autoriteti mjedisor i Brazilit dha një leje fillestare që do të lejojë që një autostradë të ndërtohet përmes qendrës së pyllit tropikal, një lëvizje që kërcënon të rrisë më tej shpyllëzimin e saj./21media/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030