Gjatë adoleshencës, truri përfiton më shumë materie gri. Kjo është arsyeja përse përmirësohen aftësitë konjitive, ndonëse truri bie në volum.
Këtë çështje që shkencëtarët e studiojnë prej dekadash e zgjidhën disa studiues të drejtuar nga Ruben Gur, në Universitetin e Pensilvanisë.
Ky fenomen bie më shumë në sy tek vajzat, truri i të cilave ka dimensione me të vogla, për shkak të proporcioneve trupore, por ka dendësi më të madhe të materies gri. Kjo shpjegon përse rezultatet e tyre janë ekuivalente me ato të meshkujve.
Prej vitesh teoria e përgjithshme mbi zhvillimin njerëzor bazohej mbi idenë se materia gri, që gjendet në pjesët e trurit që kanë lidhje me kontrollimin e muskujve, shikimit, dëgjimit, memories, emocioneve, të folurin, vendimmarrjen dhe vetëkontrollin, zvogëlohet gjatë adoleshencës.
Por, ideja se një volum më i madh i trurit përkon me performancë konjitive më të lartë nuk shpjegon përse këto rriten shumë nga fëmijëria tek adoleshenca, pikërisht kur vëllimi bie.
Me sa duket ky mister është zgjidhur nga zbulimi i realizuar nga studiuesit amerikanë.
“Nëse mbeteni të habitur nga sjelljet e adoleshentëve në një moment kur ju kërkohen më shumë rezultate dhe se duhet të kenë një sjellje më të pranueshme, mund të ndihmojë të dimë faktin se truri i tyre në këtë periudhë ndryshon në dimension dhe përbërje”, shpjegon Gur./Arbresh.info/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë