Nga porcelani, busulla e deri tek letra higjienike-ja disa nga shpikjet më të mëdha që Kina i dhuroi njerëzimit. Kina ka një histori të lashtë dhe të lavdishme, që nga periudha feudale (200 vjet para Krishtit) deri në epokën moderne. Qytetërimi shekullor kinez është njëkohësisht edhe vatra e shumë shpikjeve të mrekullueshme dhe të dobishme. Në këtë listë janë paraqitur shpikjet kineze, të cilat nuk ishin të njohura ose të miratuara nga bota perëndimore për shumë dekada dhe shekuj, edhe pse ishin të zakonshme në Kinë. Disa mund të jenë të njohura për ne, të tjerët ndoshta më pak. Gjithashtu, këto shpikje janë të përshkruara në dokumentet kineze rreth shekujve para erës sonë.
1. Porcelani
Një nga aspektet më mjeshtërore në traditën kineze është arti i porcelanit (një material i veçantë i qeramikës). Kinezët ishin specialistë të zotë të qeramikës. Shpikur gjatë Dinastisë Sui (581-618 para erës sonë, por ndoshta edhe më herët) dhe perfeksionuar gjatë Dinastisë Tang (618-906), porcelani kinez u çmua në të gjithë botën. Disa punime të kallajit me xham dhe qeramikë ishin të mbyllura me dekorime ose zbukurime (me rrathë të thjeshta, ose me një fjalë të gdhendur) në ngjyrë blu; ky lloj artikulli mendohet të jetë inspirimi i parë për porcelanin bardhë e blu të Kinës. Vazot, të cilat gati ishin pjekur, lyheshin me solucion metalik dhe më pas u bëhej një ripjekjeje me zjarr të lehtë, nga dilte një model i shndritshëm metalik me ngjyrë gri, jeshile apo të kuqe, që e transformonte vazon në një vazo prej ari. Kjo teknikë është transmetuar në të gjitha pjesët e civilizuara të Europës, të Afrikës së Veriut dhe në Azi. Në përgjithësi shihej ndikimi i porcelanit të bardhë dhe blu kinez, por poçet pikturoheshin me modele tipike turke me lule në ngjyrë bruzi (gur të çmuar të gjelbër, të purpurt, kafe dhe të zinj.
2. Busulla
Busulla ose kompasi është një instrument që shërben për t’u orientuar në hapësirë. Në shekullin e katërt para erës sonë, kinezët kanë ndërtuar një busull magneti për ta përdorur si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit tokësor. Në këto busulla ishte lokalizuar ana e Jugut dhe ato janë përdorur kryesisht në tokë si mjet orientimi dhe si tregues të drejtpërdrejtë. Në librin “Book of the Devil Valley Master”, shkruar gjatë Dinastisë Tang (në shekujt 7 dhe 8 para erës sonë) është paraqitur se, “meqenëse toka është magnet natyror, gjilpëra magnetike merr gjithmonë drejtimin Veri-Jug. Busulla është e përbërë nga një kuti e rrumbullakët ose katrore dhe pllaka mbi të cilën ndodhet gjilpëra (shigjeta treguese e busullës) është prej bronzi. Materiali prej të cilit është përpunuar busulla duhet të ketë cilësi jo magnetike. Gjilpërat magnetike janë prodhuar që nga viti 1040. Më vonë, në vitin 1600, teknologjia e termo-magnetikes (që është akoma në përdorim) është zhvilluar nga fizikani anglez William Gilbert (1544-1603).
3. Piketimi i parcelave
Kinezët filluan të mbillnin kulturat bujqësore në parcela të ndara në rreshta rreth shekullit të 6-të para erës sonë. Kjo teknikë i lejonte që bimët të rriteshin shpejt dhe shëndetshme. Piketimi i parcelave në rreshta ishte shumë efikas për mbjelljen, ujitjen dhe korrjen. Gjithashtu, sipas specialistëve të bujqësisë, edhe era që fyente mbi rreshtat e bimëve ishte më pak e dëmshme. Piketimi i parcelave në rreshta nuk ka qenë i praktikuar në botën perëndimore për më shumë se 2200 vjet.: “Nëse bimët janë rritur në radhë, ato do të piqen më shpejt, sepse ato nuk ngatërrohen me rrënjët e njëra-tjetrës. Rreshtat horizontale duhet të punohen mirë. “The Spring and Autumn Annals” – ” Të Korrurat Vjetore të Pranverës dhe Vjeshtës” janë publikime që janë bërë nga viti 722, deri në vitin 481 para erës sonë gjatë Dinastisë Zhou (1046-256, para erës sonë). Në këto tekste paraqiten ngjarje të karaktereve të ndryshme politike, ekonomike, natyrale (si tërmete, eklipset solare) sipas rendit kronologjik.
4. Parmenda
Parmenda është një vegël që përdoret në bujqësi për të lëruar tokën dhe për të mbjellë kulturat bujqësore. Pa ndihmën e parmendës, farat hidheshin me dorë, por kjo ishte një praktikë joefikase për shkak të shpërndarjes jo të barabartë. Bujqit kineze filluan të përdornin parmendën në fillimet e shekullit të dytë para erës sonë. Në shkallë europiane, parmenda e parë është përdorur nga Camillo Torello në vitin 1566 dhe patentuar nga Senati Venecian në vitin 1566.
5. Plugu prej hekuri
Një nga zhvillimet kryesore të bujqësisë kineze në lashtësi ishte edhe përdorimi i plugut prej hekurit. Plugjet e para janë përdorur gjatë periudhës së Dinastisë Han (206-220 para erës sonë). Në atë periudhë u përdornin dy tipa kryesorë: plugu i malit, që përdorej kryesisht në tokat malore dhe plugu me veshëza, që përdorej në fusha dhe kodra. Dallimet midis tyre ishin të pakta dhe qëndronin në ndërtimin e shtizës dhe dorezës dhe më shumë përdorej tipi i dytë. Plugjet e para prej hekuri në Europë janë futur në shekullin e 17-të.
6. Timoni i anijes
Në lashtësi, kinezët ishin lundërtarë mjaft të zotë. Përdorimi i parë i timonit të anijes në Europë shënohet në vitin 1180, ndërsa disa historianë pohojnë se modelet e para të timonëve të anijes datojnë në shekullin e parë para erës sonë. Lundërtarët kinezë përdornin anije me një kapacitet prej tremijë tonësh, dhjetë herë më të mëdha se anijet më të fuqishme që dispononin europianët. Këta anije drejtoheshin nga kapitenë plot eksperiencë, të pajisur me busulla tepër të sofistikuara, anije me timonë drejtues tepër të fuqishëm e efikas dhe dispononin harta lundruese precize deri në detaj.
7. Shpimi i tokës
Nga shekulli i parë para erës sonë, kinezët zhvilluan teknologjinë për shpimin e puseve. Ata arritën të bënin shpimin e puseve deri në 1.5 kilometra thellësi. Ata përdornin një skelet hekuri mbi një burim vaji, në mënyrë që të ngrinte ose ulte tubat e shpimit. Gjithashtu, ata arritën të mbartin gaz natyror, që e përdornin si lëndë djegëse dhe të avullonin ujin e kripur për të prodhuar kripë. Nuk dihen ende se kur kanë rezultuar shpimet e para në tokë nga europianët, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpimi i parë në tokë i dokumentuar dhe rezulton në West Virginia në vitin 1820.
8. Parzmorja e kalit
Parzmorja e kalit është një pajisje që lejon kalin të tërheqë mjete të ndryshme transporti si karrocë, qerre dhe slitë. Këto pajisje shtrëngohen në qafën e kalit, duke kufizuar fuqinë e plotë të kafshës. Në një pikturë që i përket Dinastisë Zhou (722-481, para erës sonë) paraqitet një kalë me një parzmore prej druri. Që nga Dinastia Han (206-220, para erës sonë), parzmorja është përdorur gjerësisht në të gjithë vendin. Kjo shpikje është përhapur në Europë rreth vitit 970 dhe u bë shumë e përhapur në 200 vitet e tjera.
9. Letra higjienike
Mendohet se letra higjienike është shpikur në Kinën e lashtë dhe është përdorur për herë të parë gjatë Dinastisë Sui në vitin 589. Nga ditari i një udhëtari arab në vitin 851, thuhet se gazetat kineze përdoreshin si letra higjienike. Duke filluar që nga fundi i vitit 1300, prodhoheshin rreth 720.000 gazeta për çdo vit. Në kohët e koloniale në Amerikë (në fund të 1700-së), ishte ende e zakonshme përdorimi i lëvozhgës së misrit si letër higjienike. Letra higjienike komerciale u vu në treg në vitin 1857.
10. Letra
Ndër shpikjet e lashta kineze që kanë dhënë kontribut të madh për progresin e botës është edhe letra. Letra mendohet të jetë shpikur gjatë periudhës të Dinastisë Cai Lun (50-121, para Krishtit). Në këtë material mund të shkruhet, vizatohet dhe të shtypet. Në vitin 868 është shtypur libri i parë i përbërë nga faqe prej druri. Gjithashtu mbas shpikjes së letrës, në Kinë u zhvillua edhe teknologjia e shtypjes me matrice druri. Njësoj si format e tjera të artit kinez, piktura shërbente për qëllime të përcaktuara dhe arti kinez ishte arti i ilustrimit të librit. Pikturat më të hershme që kanë mbijetuar janë miniatura që ilustrojnë dorëshkrime të teksteve shkencore. Ilustrimet shkencore janë vizatime në vija, të bazuara në modele klasike dhe pikturat plot ngjyra shekullare që pasqyrojnë një naivitet të këndshëm. Ndikimi kinez në detajet e tablove, shprehja e emocionit dhe kompleksiteti i kompozimit karakterizonin këto ilustrime. Artistët realizuan klasikë të mrekullueshëm, të ilustruar sipas artit të tyre personal dhe në kundërpërgjigje ndaj ndikimit evropian, e zgjeruan kufirin e tyre, duke përfshirë vizatimin e figurave dhe portreteve.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë