Shpikje gjeniale për foshnjat: Djepi inteligjent i vë në gjumë brenda pak minutash (Video)

15:02 | 3 Nëntor 2016
Arbresh.info

Shumë çifte të sapo bërë prindër, sidomos nënat e reja, thonë se do të jepnin gjithçka për të bërë një natë me gjumë të qetë. Qëndrimi zgjuar për shumicën e kohës gjatë natës është një sfidë për prindërit e rinj, prandaj ata janë shpesh shumë të lodhur.

Por, tani një kompani premton t’u japë fund këtyre vuajtjeve me një djep inteligjent që e qetëson fëmijën brenda pak minutash, pa pasur nevojë për praninë e prindërve.

SNOO Smart Sleeper është një djep high-tech, i cili ka të instaluar disa mikrofona dhe kupton kur fëmija është duke qarë. Në momentin e parë që ai fillon të qajë, djepi fillon të luajë muzikë qetësuese dhe ta tund bebin me kujdes.

Ai jo vetëm e vë në gjumë në darkë, por kujdeset për të edhe gjatë natës.

Ai mendohet të jetë djepi më inteligjent dhe i sigurt për bebet. Djepi është krijuar nga pediatri Harvey Karp në bashkëpunim me ekspertët e Institutit të Teknologjisë së Masaçustit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme