Mbeturinat ushqimore janë një problem i hershëm i njerëzimit dhe kjo për shkak se nuk arrijnë të depozitohen për një kohë të gjatë si në dyqane po ashtu edhe në shtëpitë tona.
Për këtë arsye një kompani malazeze pretendon se ka gjetur një zgjidhje të thjeshtë dhe efektive për këtë problem: një ngjitës i vogël që do të zgjasë jetën e frutave deri në dy javë.
Stixfresh,është emri i kompanisë e cila ka zhvilluar një ngjitës që përmban një formulë të veçantë natyrore që do të ngadalësojë procesin prishjes duke e mbajtur frutën të freskët për një kohë të gjatë.
Stixfresh është bërë me materiale organike 100% dhe përmban një përzierje të klorurit të natriumit e cila do të ndihmojë në ngadalësimin e shtimit të baktereve në fruta.
Kompania gjithashtu këmbëngul se këto ngjitëse janë tejet të sigurta aq sa edhe mund të konsumohen pa problem.
Zhafri Zainudin, themelues i Stixfresh, pretendon se ka pasur idenë për të krijuar këto ngjitëse katër vjet më parë, pasi vizitoi një mik që kishte një pemë frutore.
Ai iu ankua për humbjen e parave për shkak të kalbjes së frutave ndaj dhe mendonte të hiqte dorë nga kjo gjë.
Megjithatë, biznesmeni malazez kishte një ide tjetër.
“Ai më bëri të mendoj. Ndoshta natyra nuk mund të ndalet, por a mund të ngadalësohet procesi shkatërrues i saj? “, Shpjegon Zainudin në faqen e internetit të kompanisë së tij.
Sipas Stixfresh, ngjitësit jo vetëm që do ngadalësojnë procesin e pjekjes, por gjithashtu do pengojnë zhvillimin e mykut në fruta.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...